Dy lojtarë të Premier League në Angli janë arrestuar nën dyshimin për sulm dhe përdhunim, raporton The Sun.
Identiteti nuk bëhet i ditur, por raportohet se të dy janë 19 vjeç dhe luajnë për të njëjtin klub. The Sun bën me dije se të dy janë liruar me kusht në pritje të hetimeve të mëtejshme. Viktima e supozuar paraqiti një ankesë zyrtare menjëherë pas përdhunimit të supozuar të premten mbrëma.
Një zëdhënës i klubit tha për The Sun: “Meqë çështja është tani në duart e policisë, Klubi i Futbollit nuk do të bëjë komente të mëtejshme në këtë fazë”. Në ditët e ardhshme pritet të bëhet i ditur identiteti i tyre, pasi thuhet se ka prova që dyshja kanë përdhunuar një femër.
Premier League është përfshirë nga një sërë skandalesh seksuale të profilit të lartë. Sulmuesi i Man. United, Mason Greenwood, 22 vjeç, u pezullua në vitin 2022 pasi u arrestua për tentativë përdhunimi. Çështja më vonë u pushua dhe ai tani është në huazim te skuadra spanjolle Getafe.
Ish- mbrojtësi i Manchester Cityt, Benjamin Mendy, 29 vjeç, u lirua nga akuzat e shumta për përdhunim pas dy gjyqeve vitin e kaluar. Ai tani luan në skuadrën franceze Lorient.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?
-
Po
26.4%
-
Jo
65.7%
-
Nuk e di
7.9%
Vota total: 3652
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arsenali ofron 40 milionë euro për Calafiorin, mbrojtësi fut në 'luftë' tre klube
24 Korrik, 22:20
-
Tifozët i dalin kundër Armando Brojës, gazetari i BBC 'e dërgon' në Principatë
24 Korrik, 21:18
-
Trafikoi qindra njerëz me varka nga Franca në Angli, dënohet me 10 vite burg i riu shqiptar (EMRI)
24 Korrik, 19:03
-
Guardiola kërkon Donnarumman te Manchester City
22 Korrik, 20:08
-
Digitalb bashkon Shqipërinë e Kosovën, Premier League për katër sezone në SuperSport
22 Korrik, 11:00
-
Lea Ypi, zgjidhet anëtarja e parë shqiptare në Akademinë Britanike
18 Korrik, 14:11
-
Refuzoi Shqipërinë, Brajan Grudën e duan në Premier League
16 Korrik, 18:31
-
'Kush e fiton Europianin?' Ja si u votua tek sondazhi i Shqiptarja.com
14 Korrik, 22:57
-
Zyrtare/ Joshua Zirkzee, lojtar i ri i Manchester United
14 Korrik, 21:57
-
Finalja e Euro 2024/ Andrea Marko në 'Minuta Zero': Anglezët kanë rastin të tregojnë karakterin! Pogoni: Spanja ka bindur, por Anglia ka kualitete
14 Korrik, 20:15
-
Finalja Spanjë-Angli/ Gazetari Ernest Koçi: Futbolli mund të kthehet në shtëpi! Nëse fiton Anglia, 'Topin e Artë' e merr Bellingham
14 Korrik, 17:56
-
EURO 2024/ Spanjë-Angli, bota e futbollit mban sot frymën! Gjykon arbitri më i ri në historinë e finaleve të Europianit! Formacionet e mundshme
14 Korrik, 08:47