Digitalb bashkon Shqipërinë e Kosovën, Premier League për katër sezone në SuperSport

Digitalb bashkon Shqipërinë e Kosovën, Premier League për katër sezone në SuperSport

Premier League, apo kampionati më i fortë e spektakolar në planet bëhet gati për të nisur një tjetër sezon magjik. Duke nisur nga 16 gushti, yjet e futbollit botëror do të zbarkojnë në impiantet më emblematike si “Anfield”, ‘’Old Trafford’’, “Etihad Stadium”, Stamford Bridge”, “Emirates Stadium”, në tokën ku u krijua sporti më i dashur në planet, për të na dhuruar një tjetër sezon spektakolar.

Emrat më të mëdhenj të futbollit anglez e jo vetëm si Liverpool, Manchester United, Manchester City, Chelsea, e Arsenal do mbërthejnë para ekranit të SuperSport të pasionuarit pas futbollit. Të gjitha ndeshjet e Premier League do të vijnë javë pas jave në shtëpitë e të gjithë shqiptarëve përmes Digitalb, që deri në vitin 2028 do të ketë ekskluzivitetin e kampionatit më magjik të futbollit për Shqipërinë dhe Kosovën.

Erling Halaand, Mohamed Salah, Kevin De Bruyne, Bukayo Saka e shumë të tjerë, janë të gatshëm për të ngritur peshë zemrat e të gjithë tifozëve me golat e tyre. Kampionati më i fortë në planet është gati për të nisur një sezon që pa dyshim do të jetë i paharrueshëm.

Digitalb do të jetë bashkëudhëtar i kampionatit më të fortë në botë edhe për katër sezone, që do të jetë plot surpriza si për Shqipërinë ashtu dhe për Kosovë.

S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nesër zhvillohet takimi i 4 vjetor i Këshillit Koordinues të Diasporës

Nesër zhvillohet takimi i 4 vjetor i Këshillit Koordinues të Diasporës