Akuzat për ligjin për rininë, reagon Besa Shahini: Mundëson financim publik

Akuzat për ligjin për rininë, reagon Besa Shahini: Mundëson financim publik

Pak orë më parë ka qenë ish-deputetja Kejdi Mehmetaj, e cila e cilësoi ligjin për Rininë të miratuar nga Parlamenti, si një skemë e re klienteliste e financimit të organizatave që komandohen nga qeveria. Përmes një postimi në rrjet, Mehmetaj shprehej se ligji ishte bosh, pa thelb, pa zgjidhje, pa asnjë ofertë konkrete për të rinjtë.

Ndërkohë në reagimin e saj Shahini i shprehet se të gjitha akuzat opozitare janë stisje. Sipas saj, ligji për rininë nuk ka të bëjë aspak me hamendësimet që ka opozita, por ka të bëjë me përfshirjen e të rinjve në organizata rinore.

Ndër të tjera ministrja e Arsimit Besa Shahini ka reaguar në lidhje me Ligjin për Rininë pas akuzave të bëra nga radhët e opozitës.

Më anë të reagimit të bërë në rrjetet sociale ministrja Shahini shkruan se ligji mundëson financimin publik të organizatave rinore dhe se obligon institucionet qeverisëse që të përfshijnë në vendimmarrje edhe të rinjtë.

Reagimi i plotë i Shahinit:

Për herë të parë, ligji “për Rininë” mundëson financimin publik të organizatave rinore dhe për të rinjtë me të vetmin qëllim që të stimulohet aktivizmi rinor, vetë-organizimi dhe angazhimi rinor në të gjithë Shqipërinë. Gjithashtu, ligji “për Rininë” obligon institucionet qeverisëse të përfshijnë të rinjtë në vendimmarrje.

Të dy këta elementë të domosdoshëm për fuqizimin e të rinjve kanë qenë kërkesë e hershme e OJF-ve rinore.

Në vitin 2017-të, një draft i parë i ligjit është hartuar nga MASR së bashku me OJF-të dhe e mbështetur nga ekspertë të UNFPA-së. Në vitin 2018-të është konsultuar me mijëra të rinj në të gjithë Shqipërinë dhe me OJF-të. Në 2019-tën ka kaluar nëpër ministritë përkatëse, është diskutuar në komisionet përkatëse parlamentare, është redaktuar për të përfshirë komentet shtesë të OJF-ve dhe dje kaloi në parlament. Si mund të thuhet që ligji paska kaluar shpejt dhe pa u konsultuar?

Po lexoj gjithë çfarë reagimesh opozitare nëpër portale, të cilat janë në rastin më të mirë të keq-informuara.

Të qartësojmë diçka: ligji nuk ka për qëllim adresimin e punësimit të të rinjve dhe as arsimimin formal, pasi këto fusha rregullohen me ligje e politika të tjera (ligji për nxitjen e punësimit; ligji për Arsimin e Lartë; ligji për Arsimin Parauniversitar; Pakti për Universitetin; portali i punësimit të studentëve në administratë: punetembare.al etj.).

Ky ligj siguron përfaqësim në vendimmarrje dhe financim publik të nismave rinore. Ky është një hap pozitiv për fuqizimin e të rinjve dhe afrimit të tyre një hap më afër bashkëmoshatarëve në BE. Sa për krahasim, gjysma e të rinjve në BE janë anëtarë të organizatave rinore dhe gati po aq angazhohen vullnetarisht për të mirën e komunitetit ku jetojnë apo mësojnë. Këto synojmë për të rinjtë shqiptarë gjithashtu!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë