Akuzat për punësime partiake/ Vasili: Prokuroria të reagojë, Ministria e Drejtësisë organizatore e skemës, konkursi me lista partie

Akuzat për punësime partiake/ Vasili: Prokuroria të reagojë, Ministria e Drejtësisë organizatore e skemës, konkursi me lista partie

Petrit Vasili, kryetar i grupit parlamentar të LSI

Tre ditë pas artikullit të botuar nga Zëri i Amerikës ku akuzoheshin deputetë të Partisë Socialiste për emërime partiake në administratën e Burgjeve, vazhdojnë akuzat e opozitës. Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, apelon që prokuroria të reagojë dhe të nisë hetimet për deputetët e PS. Vasili thotë se ministria e Drejtësisë ështeë e përfshirë në skemë.

Pjesë nga deklarata e Vasilit:

Dje sërish anëtarja e qeverise, Ministria e Drejtësisë mori përsipër të gjithë këtë manipulim shtetëror dukë këmbëngulur për të ashtuquajtura të vërteta të saj dhe të pavërtetat e bëra publike nga e mirënjohura Zëri i Amerikës. Çfarë ka ndodhur realisht për ta ditur të gjithë qytetarët. Ky konkurs i famshëm është kryer i gjithi në mënyrë manipulative thjesht dhe vetëm me listat e partisë.

Këtë nuk e thotë opozita shqiptare, këtë e konfirmoi me gojën e tyre po drejtuesit e rilindjes dhe ish-drejtori i përgjithshëm Arben Çuko, ka thënë qartë dhe saktë që testimi këtë herë është bërë me 1358 vetë dhe të gjithë ishin listat e partisë. “E kishin të qartë ata, hajt se po i fusim tek burgjet” – janë fjalët e Arben Çukos.

Sot detyra e Prokurorisë, detyrimi i saj ligjor i patjetërsueshëm, të cilit i ka vonuar shumë

Sot detyra e Prokurorisë, detyrimi i saj ligjor i pa tjetërsueshëm të cilit i ka vonuar shumë duke u bërë bashkëfajtore, është që të zbardhë deri në fund këto të vërteta dhe dhjetrat e milionave euro për këto portale që janë një alibi e mashtrimit publik me punësimet, të likuidohen individualisht nga kryeministri i vendit Edi Rama dhe të gjithë qytetarët dhe deputetët e përfshirë në të.

Kjo histori e shëmtuar do të thotë që shteti shqiptar ka rënë, shtet nuk ka. Kemi një manipulim që organizohet nga Ministria e Drejtësisë, ka instrumentin e saj akademinë e sigurisë, në fund fare produkti i fëlliqur i prodhuar rrëmbehet nga kryeministri, jep dhurata se kush do vejë në punë dhe nuk do vejë, përfshirë edhe kabinetin e tij dhe kjo histori fallco e këtij korrupsioni masiv se çfarë shteti bastard ka ndërtuar ky kryeministër, orët e të cilit kanë përfunduar.

Në shkrimin e Zërit të Amerikës, që i referohet përgjimeve telefonike të Arben Çukës, theksohet se disa deputetë por edhe persona pranë zyrës së Kryeministrit telefonojnë për punësimin e militantëve. Ndër deputetët që kanë telefonuar përmenden edhe deputetët Ulsi Manja, Blerina Gjylameti, Klodiana Spahiu dhe Paulin Stërkaj. Ndërsa vetë deputetët kanë pohuar se kanë kërkuar informacion se pse janë bërë disa transferime punonjësish, banorë të zonës së tyre, për të cilët kanë pasur edhe ankesa.

Në një tjetër rast përmendet edhe shefja e kabinetit të kryeministrit Vali Bizhga. Sipas këtij shkrimi, nga asistentja e zonjës Bizhga ka ardhur interesimi për një vajzë të quajtur Vitiona Dervishi, që kishte konkurruar për të punuar pranë Drejtorisë së Burgjeve, pasi pas vdekjes të babait të saj, punonjës i Policisë së Shtetit, ajo kishte shprehur dëshirë për të punësuar pranë Burgjeve. Ky rast ishte adresuar për ndihmë nga motrat e Nënë Terezës gjatë një takimi të zhvilluar me zonja Bizhga bashkë me 20 raste të tjera, të gjithë të adresuara tek zyra e punës.

Nga një interesim të Report Tv pranë Kryeministrisë, del që Vitiona Dervishaj kishte marrë pjesë në konkurs dhe kishte dalë fituese, por Drejtoria e Burgjeve nuk e kishte filluar ende procedurën për ta marrë në punë. Për këto arsye Motrat e Nënë Terezës kishin kërkuar sqarime nga Vali Bizhga, e cila nëpërmjet asistentes së saj ishte adresuar te Drejtori i Burgjeve për sqarime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 17/01/2019 19:56

    O Tit palla, po mos fol o derdimen se sa here flisni ju te LSI-se na kujtoni gjithe horrlleqet qe keni bere ne drejtim te punesimit ne administrate. Po ju o palaco paguanit nje strukture me 40 veta vetem per aeroportin e Kukesit dhe as drejtori s'kishte zyre, le te tjeret qe s'kane shkelur ndonjehere ne Kukes, por merrnin rrogat ne fund te muajit.

    Përgjigju
    • Fadil plhe gjoleka: 17/01/2019 20:55

      Ky petrit maç vasili është njeriu më i ndyr i politikës Shqiptare. Ky fundërrin është nipi i manush mut myftiut. E ky klysh qeni i manushit po na tregon si funksjonon demokracia çfar tmerri për Shqiptarët e raskapitur.

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Greqia thotë se mbështetja e saj për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar

Greqia thotë se mbështetja e saj për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar