Akuzat për racizëm, mbretëresha Elizabet: Kjo çështje do të trajtohet seriozisht e privatisht (VIDEO)

Intervista e Dukës dhe Dukeshës së Sussex ka shkaktuar një sensacion të madh dhe reagime të shumta në mediat ndërkombëtare, veçanërisht pas akuzave të ngritura nga  Meghan Markle për racizëm, pas bisedave të bëra në pallatin mbretëror në lidhjen me ngjyrën e Archie, para se ai të kishte lindur. 

Pas pothuajse 24 orë nga intervista ka arrdhur edhe reagimi i Mbretëreshës, Elisabet II ka thyer heshtjen duke thënë se akuzat për racizëm do të trajtohen seriozisht dhe në mënyrë private.

 “E gjithë familja është e shqetësuar, pasi mësoi sesa sfiduese kanë qenë vitet e fundit për Harry dhe Meghan. Çështjet e ngritura, veçanërisht ajo e racizmit, janë shqetësuese. Megjithëse kujtimet e gjithsecilit ndryshojnë nga njëri-tjetri, ato do të merren seriozisht dhe do të trajtohen privatisht nga familja mbretërore. Harry, Meghan e Archie do të mbeten gjithmonë pjesëtarë të dashur të familjes”, thuhet më tej në deklaratën e bërë publike.

Intervista televizive e Meghan dhe Harry dhënë për Oprah Winfrey e ka futur monarkinë britanike në krizën e tyre më të madhe që nga vdekja e Lady Diana në 1997, kur familja, e udhëhequr nga mbretëresha Elizabeth II, u kritikua se reagoi shumë vonë.

Deklaratat e tyre kanë shkaktuar reagime të shumta në mediat në të gjithë botën, shumica në mbështetje të çiftit. Megjithatë ka pasur persona të cilët janë shprehur se nuk kanë besuar asnjë fjalë të dukeshës, të tillë Piers Morgan. Ai u largua nga televizioni britanik ITV pasi kritikoi dukeshën Meghan Markle pas intervistës për Oprah Winfrey. Morgan, një ish-prezantues i CNN, gjatë emisionit të mëngjesit the se çifti kishte dëmtuar familjen mbretërore dhe nuk i besonte shumë fjalëve të dukeshës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Real: 10/03/2021 16:35

    Kta parazitet vetem te hane leket e mbretereshes dine te bejne.Bot e padrejte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite