Shpërthimin në Fushë- Krujë, PD: Rama mund t'i zbulojë urdhëruesit...Spiropali: Po ju pse hidheni përpjetë?!

Shpërthimin në Fushë- Krujë, PD: Rama mund t'i zbulojë urdhëruesit...Spiropali: Po ju pse hidheni përpjetë?!

Selia e PD

Partia Demokratike reagoi menjëherë pas akuzave të ministres Elisa Spiropali dhe kreut të grupit parlamentar të PS Taulant Balla për shpërthimin me tritol në shtyllën e tensionit të lartë në Fushë- Krujë. Balla dhe Spiropali të cilët ishin njëkohësisht dhe denoncuesit e rastit kanë akuzuar PD si komanduesit e këtyre akteve të dhunshme. Ndërkohë Partia Demokratike duke i quajtur këtë akuza "shpifje djallëzore të nivelit të Griseldës" ka deklaruar se kryeministri Rama mund të zbulojë si urdhëruesit dhe personat të cilët kanë vendosur tritolin përderisa ka nën kontroll prokurorinë, shërbimin sekret dhe policinë. PD gjithashtu nuk është kursyer edhe për kryeministrin duke e quajtur të neveritshme propagandën me tritol.

Nuk vonoi shumë, dhe zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali, ju drejtua ish-kolegëve opozitarë, se përse reagojnë kur ajo nuk përmendi askënd në reagimin e parë që pati në një status në Twitter. "Më falni po unë nuk përmenda askënd, ju të dashur ish-kolegë të arratisur nga detyra pse u hodhët përpjetë?!", shkruan Spiropali.

Përpjetë hidhuni, të gjithë e dinë atë që duhet të dinë. Ky vend mbrapa s'bën

Reagim i Partisë Demokratike
"PD: Neveri për propagandën me tritol të Edi Ramës. PD hedh poshtë me neveri shpifjen e Taulant Ballës dhe Elisa Spiropalit se pas shpërthimit me tritol të shtyllave të tensionit të lartë qëndron PD dhe opozita. Një shpifje e tillë tregon dëshpërimin e thellë të shefit të Taulantit dhe të Elisës, i cili e ka lidhur fatin me krimin dhe porositësit e tritolit.

Nëse ai nuk ka dorë në këtë propagandë helmuese, Edi Rama, i cili ka kontroll të plotë mbi policinë, shërbimin sekret dhe prokurorinë, duhet të zbulojë pa vonesë ata që kanë urdhëruar dhe kanë vendosur tritolin në shtyllën e tensionit të lartë. PD dënon me forcë këto shpifje djallëzore të nivelit të Griseldës, që bëhen për të nxitur urrejtjen dhe për të rritur konfliktin në vend. PD shpreh keqardhjen që PS ka ulur përfaqësimin e saj në nivelin e inteligjencës dhe ndershmërisë së Taulantit dhe Elisës. Ne e dimë se brenda PS ka personalitete që mund ta ndihmojnë partinë e tyre në këtë ditë të hallit ku ka rënë, duke kontribuar, njëkohësisht, në shkëputjen e lidhjeve të PS me krimin, e cila është bërë pengesë për të ardhmen europiane të vendt."

Reagimi i parë i Spiropalit
Vesi del me shpirtin!Goditet me tritol linja e transmetimit 400 KW në Laç dhe pas 30 vjetësh kapituj sherresh e rrëmujash të nxitura nga e njëjta dorë, dihet kush u bie shtyllave nga tërbimi i dëshpërimit!E keni kot,hidhuni përpjetë sa të doni, këtë vend mbrapa dot s'e ktheni

Reagimi i dyte i spiropalit
Më falni po unë nuk përmenda askënd, ju të dashur ish-kolegë të arratisur nga detyra pse u hodhët përpjetë?! Po s'keni faj, tërbimin e dëshpërimit kundër shtyllave të tensionit, e keni si kallëp dinamiti nën kësulë! 

Përpjetë hidhuni, të gjithë e dinë atë që duhet të dinë. Ky vend mbrapa s'bën

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase