Përmendia e emrit të Ardian Takajt për trukime në Austri nga ish-futbollisti Kuljiç ka vënë në lëvizje presidentitn e klubit të Skënderbeut, që më herët i ka mohuar këto akuza. Djali i tij, Gerhardi, ka udhëtuar drejt Austrisë ku edhe ka dhënë një intervistë për gazën ‘Krone’, ku fillimisht është shprehur:

“Babai im është i frikësuar dhe ndjehet i shqetësuar për sigurinë e tij. Mohoj të kemi ndonjë kontakt apo njohje me Kjuliç.”

I pyetur se përse ish-futbollisti i kombëtares austriake përmendi emrin e babait të tij Gerhardi ka deklaruar:

“Ai e di që ne jemi akoma duke luftuar me UEFA-n, dhe e di që çdo përmendje negative nuk na shërben ne. Ai dhe mbështetësit e tij përdorën këtë për të na zhvatur. Kjo është arsyeja që kemi ardhur këtu të flasim me avokatët dhe ta padisim për zhvatje e shpifje.”

Gerhardi gjithashtu komentoi edhe videon ku ish-futbollisti Kuljiç shfaqet në ‘Tropikal Resort’, aty ku Skënderbeu herë pas herë kryen stërvitjet.

“Si mund të jetë i frikësuar një person kur vjen në hotelin e Presidentit dhe stadiumin e tij? Kjo është qesharake.”

Për të gjitha këto akuza për mediat në Austri ka folur edhe Petr Pakult, ish-trajneri i Kukësit, i cili ka deklaruar se përsa kohë qëndroi në Shqipëri kurrë nuk i është kërkuar të manipulojë ndeshjet.