Akuzat për vjedhje të sloganit të PDK, reagon Vjosa Osmani: ...Çfarëdo sendi me fitue, trimni lypet e guxim

Akuzat për vjedhje të sloganit të PDK, reagon Vjosa Osmani: ...Çfarëdo sendi me fitue, trimni lypet e guxim

Vjosa Osmani

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka akuzuar ushtruesen e detyrës së presidentes Vjosa Osmani se e ka vjedhur sloganin e kësaj partie.

Osmani, e cila pritet të formojë iniciativën e saj politike pas daljes nga LDK-ja, dje postoi në Facebook sloganin zgjedhor me moton “Guxo”.

E në PDK thanë se slogani i Vjosa Osmanit nuk është asgjë më tepër se sa një vjedhje e sloganit të partisë në kohën kur ajo drejtohej nga Hashim Thaçi, në vitin 2004.

Akuzat e PDK-së i ka hedhur sot poshtë vetë Vjosa Osmani. Ajo në një postim në Facebook ka cituar poetin Ndre Mjedën duke thënë se “Çfarëdo sendi me fitue, Trimni lypet e guxim”.

Postimi i plotë i Vjosa Osmanit:

‘Tuj u tall’ e tuj pritue

Kurrgjasend nuk qitet n’dritë

Çfarëdo sendi me fitue

Trimni lypet e guxim’

(Ndre Mjeda)

#GUXO

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 02/01/2021 22:36

    Bravo vjosa njensi ty dhe albini te kishim fatin ne shqiperi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike