Lefter Koka 'garant' i Bindjes Demokratike! Firma e tij regjistroi në KQZ 26 kandidatët për kryebashkiakë

Lefter Koka 'garant' i Bindjes Demokratike! Firma e tij regjistroi në KQZ 26 kandidatët për kryebashkiakë

Lefter Koka zbulohet të jetë deputeti që ka dhënë firmën për të mbështetur Bindjen Demokratike për të pasur kandidatët për kryebashkiakë në zgjedhjet vendore 2019.

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim akuzuan këtë të shtunë partinë Bindja Demokratike të Astrit Patozit, për paligjshmëri në regjistrimin e kandidatëve për kryetar bashkie në zgjedhjet e 30 qershorit 2019. PD dhe LSI thanë se kandidatët e Bindjes janë  të paligjshëm, sepse nuk mbështeten nga një mandat deputeti në të paktën 6 muajt e fundit.

PD dhe LSI publikuan një dokument nga Kuvendi i Shqipërisë që Bindja ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku mbështetësi i kandidaturave është, Andi Përmeti, deputeti që përfaqëson Bindjen Demokratike në Parlament, në mandatin e marrë si pjesë e listave të PD-së, pas dorëheqjes në bllok të opozitës.

Ky dokument do të ishte i vlefshëm për regjistrimin e kandidatëve për kryebashkiakë të Bindjes, nëse Andi Përmeti do të kishte 6 muaj deputet në Kuvend, por në fakt ai është betuar në Parlament më 25 prill.

Në këto kushte, ishte Astrit Patozi, kryetari i Bindjes, që hodhi dritë mbi procesin e  regjistrimit. Ai tha se deputeti që ka mbështetur dhe propozuar si kandidatë për kryetar bashkie dhe anëtarë të këshillave bashkiakë, është Lefter Koka. Ky i fundit është deputet i LSI-së i cili nuk hoqi dorë nga mandati, që tashmë është shpallur i pavarur në mbështetje të Bindjes Demokratike. Në një reagim në Facebook, Patozi publikoi edhe deklaratën e Lefter Kokës dorëzuar në KQZ, ku theksohet edhe klauzola që i jep fuqi ligjore vendimit të tij, zotërimi i mandatit për 6 muajt e fundit, ndryshe nga Andi Përmeti.

Bindja Demokratike ka konkurruar në 26 bashki me kandidatë për kryetar bashkie, dhe në 55 të tilla për lista këshilli. Astrit Patozi, thotë se në shumë bashki kanë mundur të marrin edhe firmat e qytetarëve përveç të dy deputetëve. Sipas ligjit, në mungesë të mbështetjes nga të paktën 1 deputet që e ushtron detyrën të paktën 6 muajt e fundit, duhet marrë firma e qytetarëve, e 1 % të zgjedhësve të asaj njësie ku ka kandidatë si mbështetje për regjistrimin e tyre në KQZ.

Reagimi i plotë i Astrit Patozit

Asgjë nuk e ndalon Bindjen Demokratike te garojë më 30 qershor

E vetmja gjë që e mban në këmbë për të mos ikur me vrap, si tek protesta e fundit, partinë e vetëdjegur të Lulzim Bashës është urrejtja dhe meraku që ka për BINDJEN DEMOKRATIKE. Në fakt, ne ua kuptojmë hallin, por nuk i ndihmojmë dot.

E vetmja punë që ata bëjnë qysh nga data e krijimit të forcës sonë politike është që të na ndjekin dhe përgjojnë, për çdo fjalë që themi dhe çdo veprim që bëjmë, por ne nuk shqetësohemi fare nga kjo. Përkundrazi, e konsiderojmë reklamë falas për një parti të re.

Sot paskan shpikur që kandidatët tanë qenkan të paligjshëm, sepse nuk u mbështeskan nga një mandat deputeti në të paktën 6 muajt e fundit.

Sqarojmë publikun se BINDJA DEMOKRATIKE mbështetet jo nga një, por nga firmat e dy deputetëve për të garuar dhe kandiduar në gjithë Shqiërinë. Ata janë zotërinjtë Lefter Koka dhe Andi Përmeti, dhe për këtë ekziston e gjithë praktika e depozituar në KQZ. Më poshtë, fotokopja e shkresës së protokolluar. 
Por përgjuesit tanë të palodhur bëjnë sikur nuk e kanë parë këtë dhe flasin për paligjshmëri.

Dhe që ta mbledhin mendjen një herë e mirë e mos të lodhen kot, duke u përpjekur çdo ditë të na kapin në gabim, po u themi sot se BINDJA DEMOKRATIKE i ka kapur të gjitha afatet dhe detyrimet ligjore për të konkurruar në 26 bashki me kandidatë për kryetar dhe në rreth 55 të tilla për lista këshilli. Madje në shumë raste ne kemi pasur edhe firmat e qytetarëve të disa bashkive, përvec atyre të deputetëve, të cilat ishin kriter i mjaftueshëm, sipas ligjit.

Si përfundim, i ftojmë që të qetësohen ata që kanë zgjedhur të na ndjekin ne, e të mos hyjnë vetë në zgjedhje. Ata nuk do të na pengojnë dot kurrë që ne të marrim pjesë dhe të garojmë në procesin e pandalshëm të 30 qershorit.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Robshi: 18/05/2019 14:50

    Protokolli i KQZ edhe pse vulosur dy herë duket qartësisht që ska numërtim dhe datë... sja mban ta fusin pa radhë se e han arkiv protokolli nëse dikush heton...kjo vërteton totalisht që si opozita parlamentare si patozi janë paterica të kapoministrit i cili nuk firmos dot me të tijet po fut lefter durreskozanostren...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë