Kosovë/ Prokuroria e Posaçme ngre akuzë kundër një serbi për krime lufte
Prokuroria Speciale e Kosovës
Prokuroria e Posaçme e Kosovës tha të premten se ka ngritur akuzë kundër një pjesëtari të komunitetit serb, nën dyshimet për “krime lufte kundër popullsisë civile”.
Në njoftimin e prokurorisë thuhet se i akuzuari, të cilin ajo e identifikoi me nistoret Ç.J, i përkatësisë kombëtare serbe me vendbanim në Serbi, “gjatë kohës së luftës në Kosovë, prej muajit janar të vitit 1998 deri me 21 qershor të vitit 1999, në territorin e komunës së Istogut, në bashkëkryerje me persona të tjerë, duke i shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare ka aplikuar masat e torturimit ndaj personave civil, të dëmtuarve Z.M, N.F dhe N.C.”.
I akuzuari ndodhet në paraburgim që nga muaji qershor i këtij viti kur ishte arrestuar nga policia e Kosovës në fshatin Gurrakoc të komunës së Istogut, rreth 70 kilometra në perëndim të Prishtinës.
Zyrtarët serbë thanë në qershor se i arrestuari është 54 vjeçari, Çaslav Joliç, serb nga qyteti i Istogut që jeton në Serbi. Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë dënoi siç tha “praktikat e gjyqësorit në Prishtinë për të ngritur aktakuza të fshehta kundër serbëve nga Kosova, me dëshmitarë të paqëndrueshëm dhe për t'i dekurajuar ata që të kthehen në shtëpitë e tyre apo të kërkojnë të drejtat e tyre ligjore”.
Kosova doli nga lufta që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s, me mbi 10 mijë të vrarë dhe mbi 5 mijë të zhdukur. Që nga përfundimi i luftës, nga sistemi gjyqësor vendës dhe ndërkombëtarë janë dënuar gjithsej 70 persona për krime lufte./VOA
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3337
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ Stacioni policor në Zveçan sulmohet me dy granata dore
27 Nëntor, 10:50
-
Kolumbi/ Vjosa Osmani pritet me nderime të larta ushtarake në Pallatin Presidencial nga homologu Gustav Petro
27 Nëntor, 10:07
-
Autobiografia e Merkel: Vetëm anëtarësimi në BE sjell paqe në Ballkan
27 Nëntor, 08:33
-
Lufta në Ukrainë/ Trump zgjedh Kellogg si të dërguar special për Rusinë dhe Ukrainën
27 Nëntor, 07:48
-
Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
26 Nëntor, 22:29
-
NATO konfirmon mbështetjen për Ukrainën pas sulmit rus me raketë balistike
26 Nëntor, 20:36
-
Nisja e kontingjentit EOD drejt Letonisë, Vengu: Jeni mburoja dhe forca e të gjithëve
26 Nëntor, 16:05
-
Enver Robelli: Një kriminel lufte pranon gjenocidin pas 26 vitesh burg
26 Nëntor, 15:15
-
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
26 Nëntor, 08:23
-
E keni njohur Kosovën! Nervozohet Vuçiç: Nuk është thënë kurrë, nuk dua 'Serbinë e Madhe'
25 Nëntor, 21:18
-
Zyrtar i lartë i NATO-s: Bizneset duhet të përgatiten për një “skenar lufte”
25 Nëntor, 18:29
-
Kosova po ndërton stacione të reja policore në veri, kryeministri Albin Kurti e konfirmon: Do shërbejë Policia Kufitare!
25 Nëntor, 12:11