Akuzohen për vrasjen e një të riu në Uells, policia britanike jep 10 mijë paund shpërblim për kapjen e dy shqiptarëve

Akuzohen për vrasjen e një të riu në Uells, policia britanike jep 10 mijë paund shpërblim për kapjen e dy shqiptarëve

Autoritetet britanike kanë vënë në dispozicion një shpërblim deri në 10 mijë paund, për ata që do të ndihmojnë ose do të japin informacione që do të bëjnë të mundur arrestimin e dy shqiptarëve, të cilët akuzohen për vrasjen e një të riu në Uells. Autoritetet britanike janë në kërkim të Artan Pallucit, 29 vjeç dhe Elidon Elezit, 22 vjeç, të cilët akuzohen se kanë marrë pjesë në vrasjen e Tomasz Waga më 28 janar 2021.

Policia i bën apel komunitetit shqiptar në Britaninë e Madhe dhe jashtë saj për t’i ndihmuar ata të lokalizojnë dy të rinjtë. Inspektori detektiv Stuart Wales, nga Policia e Uellsit të Jugut, u bëri thirrje dy të rinjve që shkojnë vetë në polici dhe të rrëfejnë ngjarjen.

"Kufijtë ndërkombëtarë nuk janë pengesë për ne që të ndjekim personat e dyshuar për vrasje në Mbretërinë e Bashkuar, ne kemi lidhje të shkëlqyera me kolegët e zbatimit të ligjit në të gjithë Evropën, përfshirë Shqipërinë. Unë do t’i bëj thirrje Pallucit dhe Elezit që është në interesin e tyre të dalin vullnetarisht dhe të rrëfejnë për atë që ka ndodhur më janar 2021."

Tomasz Waga, i cili ishte nga Polonia dhe jetonte në Essex të Anglisë u gjet i vdekur në rrugë. Arsyet e vrasjes së të riut nuk dihen ende. Në lidhje me ngjarje, autoritetet britanike shpallën në kërkim edhe 3 persona të tjerë, po ashtu shqiptarë. Një prej tyre ,Gleis Mehalla është vënë në pranga në Lushnjë, në tetor të 2021. Pas vrasjes në Angli, Gledis Mehalla u largua drejt Shqipërisë dhe për këtë u shpall një urdhër ndërkombëtar arresti. Për Mehallën kishte një shpërblim prej 5 mijë paundësh.

Viktima Tomasz Waga

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gjergji: 07/08/2022 12:41

    O zot:cfare te bejme me tropojanet e kuksianet te pagdhenur,injorant eidiot qe cdo dite ne Angli diskrititojne shqiptaret e ndershem aty!!!!.A thua nuk kan ADN tonen kjo rrace katilash e terroristash(njelloj si tropojanet e Tiranes)?

    Përgjigju
    • Shkjau: 07/08/2022 13:58

      Adn tende kane o Gjergj e kot lodhesh qe te justifikohesh. Nje rrace muti jeni.

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale