Policia italiane ka goditur një grup kriminal shqiptaro-italian të trafikut të drogës, duke dhënë 15 masa arresti me burg. Ndërhyrjet e policisë janë kryer në Bari dhe Brindisi, ndërsa janë sekuestruar pasuri me vlerë rreth 1 milionë euro që i përkisnin pjesëtarëve të grupit.
Të dyshuarit akuzohen për trafikim të paligjshëm të substancave narkotike, prodhim, trafik dhe mbajtje të paligjshme të drogës, pastrim parash dhe armëmbajtje pa leje. Të gjithë në organizatë kishin një rol: koordinatorët, korrierët dhe investitorët. Në pranga janë Corrado D'Agostino dhe shqipari i identifikuar nga mediat italiane si Klisman Curraj, 30-vjeç.
Hetimet u kryen nëpërmjet përdorimit jo vetëm të veprimtarive të policisë gjyqësore si përgjimet telefonike, analiza e të dhënave telefonike, por edhe ekzaminimi i përmbajtjes së mesazheve të shkëmbyera në platformën e koduar “Sky Ecc”, raporton media italiane.
Pika e nisjes në hetimin e drejtuar nga Drejtoria Antimafia e Qarkut, ishte arrestimi i kryer në Francë më 26 tetor 2019, i një 47-vjeçari,Massimo Duca, i arrestuar me 75 kilogramë kokainë me destinacion Italinë dhe 865 mijë euro.
Rrjeti organizonte transportin kryesisht nga toka falë makinave të modifikuara siç ndodhi në episodin në Francë. Sakaq, në total, në operacion u sekuestruan 127 kilogramë kokainë dhe 142 kilogramë kanabis si dhe 1.3 milionë euro.
Një nga të dyshuarit, D'Agostino, zyrtarisht banues në Molfetta, por që aktualisht jeton në Spanjën jugore, tashmë i ngarkuar me një dënim përfundimtar për marrjen e mallrave të vjedhura dhe në çështjen e armëve të zjarrit, "është një nga protagonistët kryesorë të ngjarjeve që dolën në hetim dhe konstatohet, në panoramën e trafikut ndërkombëtar, si subjekt i aftë për të lëvizur sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike nga zona spanjolle të destinuara për të furnizuar tregjet e veriut të Barit”.
D'Agostino akuzohet se i ka “shitur” Klismanit, në periudhën qershor-nëntor 2020, “sasi marijuanë, përfshirë 10 kilogramë me një çmim prej 40 mijë eurosh, të destinuara për t’u importuar në Itali dhe transportuar në Molfetta për tregtim. në sheshet lokale”. Më tej, shqiptari i akuzuar se ka blerë një tjetër “sasi marihuane me çmimin 10 mijë euro”, akuzohet se ka mbajtur në mënyrë të paligjshme një pistoletë të kalibrit 9x21 të kompletuar me karikator dhe 5 fishekë.
Financuesit shkruajnë gjithashtu se "prirja ndaj dhunës dhe përdorimit të armëve si mjete për zgjidhjen e konflikteve" është e rëndësishme. Për dy personat nga Molfetta, gjyqtari Salerno e konsideron “konkret, serioz dhe prezent rrezikun që ata mund të kthehen për të kryer krime të rënda, pasi kanë demonstruar një kapacitet të fortë kriminal”.