Është zhvilluar sot seanca ndaj tre kontrollorëve Flora Ndreca, dhe Muhin MeziniGjykata e Tiranës ka pranuar kërkesat e prokurorisë për 3 kontrollorët e trafikut ajror të akuzuar për shpërdorim detyre pasi nxitën bllokimin e fluturimeve në aeroportin e Rinasit. Flora Ndreca është lënë në arrest shtëpie ndërkohë që 2 të tjerët, Muhin Mezini dhe Armando Fezga janë lënë në burg.

Ndaj tyre prokuroria ka ngritur akuzën e shpërdorimit të detyrës kryer në bashkëpunim. Kërkesa u shqyrtua nga gjyqtari Arben Mica, ndërsa akuza u përfaqësua nga prokuroret Marjeta Zaimi dhe Lidina Riza.

3 ditë më parë rreth 60 kontrollorë bojkotuan punën dhe prokuroria ka si prova disa mesazhe që tregojnë se 3 të arrestuarit kanë ndikuar mbi kontrollorët  për plotësimin e formularëve të paaftësisë në punë. Në bisedat e kryera të tre të arrestuarve, rezulton se Muhin Mezini, me detyrë mbikëqyrës i kontrollorëve të trafikut ajror ka ushtruar ndikim mbi kontrollorët dhe bashkëpunëtorë të tij akuzohen Flora Ndreca dhe Armando Fezga.

Kujtojmë se mëngjesin e së mërkurës u bllokuan fluturimet në aeroportin e Rinasit, ndërkohë që dje pasdite rinisën fluturimet esenciale që përfshijnë fluturimet humanitare, diplomatike, ushtarake dhe shëndetësore. Pjesa më e madhe e kontrollorëve të trafikut ajror në AlbControl ndaluan punën me arsyetimin se për shkak të uljeve të pagës ata kanë pasur stres si pasojë e rënies së financave në familje dhe janë deklaruar paaftë për punë. 

1618043023_page.jpg

Flora Ndreca dhe Armando Fezga

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:10
Avokati i kontrollorëve ironi para gazetarëve: Sot është një ditë e mrekullueshme, u dënuan me burg puçistët e aeroportit

Avokati Rezart Kthupi në një komunikim për mediat ironizoi vendimin e drejtësisë duke theksoi se sot arritëm të provojmë që sistemi i drejtësisë është i drejtë dhe s u dënuan me burg puçistët e aeroportit.

‘Për ne sot është një ditë shumë e gëzuar, arritëm të provojmë se sistemi i drejtësisë shqiptare është eficent i drejtë dhe i papolitizuar. Sot dënuam më masën e sigurimit arrestuan me burg puçistët dhe pengmsrrësit e aeroportit të Rinasit, është një ditë e mrekullueshme.

Nuk është vepër penale, nuk ka shpërdorim detyre, 3 kontrollorë nuk mund të bllokojnë detyrën. Duhet të ishte në bllok e gjithë puna e kontrollorëve.  Nuk jam në gjendje t’iu kthej më tej përgjigje, nuk jam i stresuar, jam moralisht i dërmuar.”, u shpreh pas seancës avokati i kontrollorëve Rezart Kthupi.

Ora 10:17
Gjykata pranon kërkesat e prokurorisë për 3 kontrollorët, 1 në arrest shtëpie dhe 2 të tjerët në burg

1618038296_KullaekontrollitneRinas.jpg

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesat e prokurorisë për 3 kontrollorët e trafikut ajror të akuzuar për shpërdorim detyre pasi nxitën bllokimin e fluturimeve në aeroportin e Rinasit.

Flora Ndreca është lënë në arrest shtëpie ndërkohë që 2 të tjerët, Muhin Mezini dhe Armando Fezga janë lënë në burg.