'Ti s’je burrë, zbrit nga kulla se përndryshe do të të hedh', zbardhen dëshmitë e kontrollorëve

'Ti s’je burrë, zbrit nga kulla se përndryshe do të të hedh', zbardhen dëshmitë e kontrollorëve

Një ditë më parë Report Tv zbardhi bisedat në grupin e WhatsApp të kontrollorëve të trafikut ajror, biseda që në fundosën dhe 3 kontrollorët, për të cilët prokuroria sot kërkoi masën 'arrest me burg' për Armando Fezgan dhe Muhin Mezinin dhe "arrest shtëpie" për Flora Ndrecën.

Sot dalin të tjera dëshmi , ku njëra është e një prej kontrollorëve që nuk kishte pranuar të plotësonte formularin e paaftësisë për punë.

Flora Ndreca më ka pyetur se çfarë do të bëja me formularin e paaftësisë. I kam thënë se nuk do ta plotësoj. Debatet për plotësimin e formularit të paaftësisë kanë vazhduar disa minuta dhe për shkak se nuk lejohet debat në vendin e punës, i kam kërkuar që të largohet. Mes debateve, m’u drejtua duke më thënë “ti nuk je burrë”. Në këtë moment i jam përgjigjur që të zbresë nga kulla, përndryshe do ta hidhja nga kulla”, thuhet në dëshminë e njërit prej kontrollorëve të trafikut ajror, raporton A2.

Sipas mesazheve të zbardhura nga Report Tv,  Muhin Mezini, me detyrë mbikëqyrës i kontrollorëve të trafikut ajror ka ndikuar te vartësit e tij për plotësimin e formularëve të paaftësisë së përkohshme në punë. Nga ana tjetër, nga dëshmitë e punonjësve, ka rezultuar se Mezini ka bashkëpunuar me Flora Ndrecën dhe Armando Fezgën, për plotësimin e formularëve të paaftësisë.

Ditën e sotme situata në aeroportin e Rinasit u rikthye në normalitet, pas krizës prej më shumë se 48 orësh, ndërsa një pjesë e kontrollorëve u rikthyen në punë, pas thirrjes së bërë nga kryeministri Edi Rama dhe Ministrja Belinda Balluku. Kujtojmë se mëngjesin e së mërkurës u bllokuan fluturimet në aeroportin e Rinasit ndërkohë që dje pasdite rinisën fluturimet esenciale që përfshijnë fluturimet humanitare, diplomatike, ushtarake dhe shëndetësore. Pjesa më e madhe e kontrollorëve të trafikut ajror në AlbControl ndaluan punën me arsyetimin se për shkak të uljeve të pagës ata kanë pasur stres si pasojë e rënies së financave në familje dhe janë deklaruar paaftë për punë. 

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubi: 10/04/2021 05:49

    E ka mallin e babessssssss. Shkurt kulish ne sherbim te baba sali qenit. Mjeran sot ne shekullin 21 vazhdojm te Jen skllever.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja