'Mbylle kullën'...'Kam guxim, por jo deri këtu', zbardhen bisedat në WhatsApp që fundosën 3 kontrollorët e arrestuar! Shoqërohet në polici edhe ish-drejtori i Aviacionit Civil

TIRANË- Report Tv ka zbardhur bisedat në grupin e WhatsApp, që kanë fundosur 3 kontrollorët ajror të cilët janë arrestuar si organizatorë që nxitën pezullimin e punës në Aeroportin e Rinasit. Muhin Mezini, me detyrë mbikëqyrës i kontrollorëve të trafikut ajror ka ndikuar te vartësit e tij për plotësimin e formularëve të paaftësisë së përkohshme në punë, fakt të cilin e kanë konfirmuar në polici edhe Emiljano Majani, Erion Alibali dhe Erjon Kristafi. Nga ana tjetër, nga dëshmitë e punonjësve, ka rezultuar se Mezini ka bashkëpunuar me Flora Ndrecën dhe Armando Fezgën, të tre të arrestuar, për plotësimin e formularëve të paaftësisë. 

Nga bisedat, rezulton që formularët e paaftësisë janë plotësuar nga treshja, dhe më pas janë shpërndarë në WhatApp, në grupin e përbashkët që kanë pasur kontrollorët me njëri-tjetrin.

Bisedat në grupin e WhatsApp
6.04.2021, ora 11:34
Armando Fezga: Nokut ja ka plotësuar Lola gjërat dhe po pret turnin e dytë që ta nisi, turni i parë ACC e kanë gati. Hë në fund do e nisin
06.04.2021, ora 04:25
Endrit Hajredini: Po unë them duhet që të bëni dhe tokai jo vetëm atë
Klest Dashi: Mbylle kullën
Endrit Hajredini: Nuk pi ujë, guxim kam, por jo deri këtu, se ato letra i djeg maksimumi me çakmak mbrapa ndërmarrjes

****
06.04.2021, ora 21:12
Flora Ndreca- Gersi Spaho: Mua dhe Lolën na pushuan, se kemi dhënë dorëheqje të gjithë, por shyqyr që u kujtuan të bëhen bashkë, e prekën fundin
06.04.2021, ora 10:50
Muhin Mezini i dërgon Olsi Petrit formularin e paaftësisë në punë
Olsi Petriti: Në 12 jam aty
06.04.2021, ora 10:49
Muhin Mezini i dërgon kontaktit të regjistruar me emrin Ezi formularin e paaftësisë në punë
Ezi: E mira është të shkruash me shkurt

Emrat e kontrollorëve
Sabin Sula, Shkëlqim Memushaj, Andi Gjergo, Ylli Leskaj, Emiljano Manjani, Erion Alibali, Ardian Zhapa, Andel Trebicka, Andi Ballanca, Ezmolda Canameri, Sokol Duraj, Jonito Bregasi, Elion Krisafi, Ols Hani, Gjergji Maksutaj, Dritan Isaku, Gazmend Nanaj, Gjergj Bozo, Voltan Vorpsi, Kujtim Malko, Ramadan Çelaj, Miranda Dedja, Flora Ndreca, Ilir Zuna, Ervin Çelkupa, Elvion Rusmali, Nikolin Kujxhija, Alban Kallulli, Halim Lilaj, Ilirian Shegani, Muhin Mezini, Bledi Jani, Sokol Ruçi, Ilirian Nurka, Arben Harasani, Erion Pipero, Klest Dashi, Eno Hazizaj, Eldi Dervishi, Sokol Reveli, Gerti Grabova, Arben Agolli, Armando Fezga, Eni Mehja, Arnold Basha, Ermir Bego, Pirro Lako, Endrit Hajredini, Taulant Qirjako, Genta Çoniku, Lindita Menkulasi, Entela Hasani, Altin Cenaliu, Gentian Hodo, Sokol Kosta, Dorjan Kolonja, Ols Petri, Edvin Bakiri, Genci Xhunga, Endri Baliko, Rei Katroshi, Maksim Et’Hemaj, Erti Gjonaj, Akil Shehi, Tomor Baku, Petro Xhavara, Edmond Metaj, Ejona Kotoni, Ejona Cuku, Erjon Bojaxhi, Andi Çela, Endi Ylli, Nelton Shabani, Blerta Butka, Devis Ziso, Elton Hazapi, Genc LlukaÇaj, Sokol Mara

Pas më shumë se 24 orësh pezullim të punës, ministrja Belinda Balluku njoftoi se nesër do të vendoset normaliteti në aeroportin e Rinasit dhe do të nisin të gjitha fluturimet për udhëtarët, ndërsa sot do të vijohet me fluturimet emergjente. Balluku tha se vaksinat e bllokuara mbrëmë do të vijnë sot rreth orës 15.00, ndërsa tha se plani ishte që fluturimet të bllokoheshin deri ditën e zgjedhjeve.

Proceverbali i ndalimit

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:57
Shoqërohet në polici ish-drejtori i Aviacionit Civil, Petrit Sulaj

Pas arrestimit të tre kontrollorëve, është shoqëruar mbrëmjen e sotme në Drejtorinë Vendore të Policisë ish-drejtori i Aviacionit Civil Petrit Sulaj. Shoqërimi i tij vjen në lidhje me situatën e krijuar në aeroportin e Rinasit, ku disa kontrollorë pezulluan punën, duke shpallur paaftësi, gjë që çoi në ndalimin e fluturimeve për më shumë se 24 orë. Sulaj është shoqëruar për t’i marrë një deklarim, ndërsa nuk dihen ende më shumë detaje.

 

Ora 15:41
Arrestimi i tre kontrollorëve, Organizata e Kontrollorëve në Europë thirrje autoriteteve: Të lirohen menjëherë

1617823658_kontrolloret1.jpg

Organizata e Kontrollorëve të trafikut ajror në Europë (ATCEUC) ka reaguar pas arrestimit të tre kontrollorëve shqiptarë, pas kallëzimit në Prokurori nga AlbControll, si nxitës të bllokimit të punës në Rinas.

Nëpërmjet një reagimi ata kërkojnë lirimin e menjëhershëm të kontrollorëve shqiptarë, ndërsa shprehen të “tmerruar” në lidhje me lajmet për arrestimin e tyre.

“Për një vend që aspiron të bëhet anëtar i BE, është e papranueshme që punëtorë thelbësorë, kritikë të sigurisë mund të pushohen nga puna dhe përfundimisht të arrestohen, thjesht për kryerjen e detyrave të tyre në përputhje me rregulloret e BE-së ose për publikimin e shqetësimeve të tyre, kur punëdhënësi i tyre nuk pranoi t’i dëgjonte, një punëdhënës që në fund të fundit është përgjegjës për sigurinë të udhëtarëve që udhëtojnë nëpër qiellin shqiptar”, thuhet në reagim.

Sipas tyre, “Albcontrol” i ka shkurtuar rogat me 70%, pa u konsultuar apo pa folur me Unionin që përfaqëson kontrollorët dhe se kjo i vuri kontrollorët nën një stres të madh, në mes të një pandemie botërore.

“Albcontrol ka refuzuar çdo kërkesë të Unionit për të negociuar për të gjetur një zgjidhje për krizë, një pozitë që i vendosi punonjësit nën një stres të madh në mes të një pandemia globale. Si mund ta shohë Shqipëria veten si një vend të denjë për të sjellë një të ardhme të ndritur në Europë, kur reagimi ndaj punonjësve duke i shkelur të drejtat e tyre themelore dhe duke vepruar në një mënyrë që të kujton një të kaluar staliniste që shpresonim të kishte qenë varrosur.  Anëtarësimi në BE kërkon që Shqipëria të respektojë jo vetëm Rregulloret Evropiane, por edhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Shtyllën Evropiane e të Drejtave Sociale, ajo duhet të lërë pas të gjitha mënyrat e vjetra dhe të respektojë plotësisht të drejtat e punëtorëve dhe përgjegjësitë e tyre. ATCEUC kërkon që çdo institucion i BE-së me marrëdhëniet në Shqipëri të përdorë ndikimin e plotë dhe ta shohë arrestimin e qytetarëve të saj, që janë thjesht në përmbushje të detyrave dhe të drejtave të tyre sipas Ligjit Kombëtar dhe Evropian, si një shenjë se nuk është gati të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe se lirimi dhe rikthimi i tyre është një hap themelor në rrugën drejt BE-së. ATCEUC ka humbur të gjitha kontaktet me kolegët tanë shqiptarë dhe është thellësisht i mërzitur nga ky zhvillim dhe i shqetësuar për mirëqenien e tyre, ne kërkojmë që Autoritetet shqiptare lirojnë menjëherë kolegët tanë”, thuhet mes të tjerash në reagim.

 

Ora 12:16
Flet avokati i kontrollorëve: Nuk mund të ndalohen për komunikime në një grup Whats app-i! Njëri prej tyre sapo ka kaluar COVID, nuk është mirë

Pas komunikimit të urdhër-arrestit për tre kontrollorët e trafikut ajror në Rinas, ka ardhur edhe reagimi i avokatit të tyre Rezart Kthupi.

Avokati tha se ato janë ndaluar vetëm nga disa komunikime në grupin e punës në Ëhatsup dhe kjo nuk mund të ndodhë, ndërkohë që shtoi se Armando Fezga sapo ka kaluar COVID dhe nuk është mirë nga gjendja shëndetësore.

‘Sapo kanë përfunduar procedurat për ndalimin e tre prokurorëve, akuza është shpërdorim detyre në bashkëpunim, kjo është sa i takon pjesës informative. Zoti Fezga sapo ka kaluar Covidin, nuk është në kushtet më të mira, për të përballuar ndalimin prej 48 orësh në paraburgim. Është një akuzë që nuk mund t’iu komunikohet atyre, se nuk janë funksionarë publikë.

Personat e ndaluar e kanë kundërshtuar ndalimin e tyre, nuk e di nëse një person mund të ndalohet për komunikime në ëhatsup. Dmth është një akuzë që është ngritur në bazë të komunikimit në grup.

Të bëjmë një sqarim, është e vërtetë që Albcontroll është me vetëfinancim, por është në pronësi të Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjitikës, e cila kishte të gjitha mundësitë që të merrte hua, sikurse ka marrë në vitin 2019 për investime.

Është pretendim që nuk ka asnjë provë që ta provojë, të gjithë kontrollorët kanë qenë sot këtu, dhe me çfarë baze, avionët nuk punojnë.’- tha Krypthi.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqiptar: 08/04/2021 12:43

    Mendoj se Muhin Mezini duhet te jete Çam.

    Përgjigju
    • fresku: 08/04/2021 16:23

      E ke gabim , eshte vllah......

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Gjekmarkaj rrëzohet në tokë, Berisha: E goditën kriminelët me uniformë, akt i porositur nga Rama! Do mbahet përgjegjës bashkë me Hoxhën

Gjekmarkaj rrëzohet në tokë, Berisha: E goditën kriminelët me uniformë, akt i porositur nga Rama! Do mbahet përgjegjës bashkë me Hoxhën