Akuzohet për grabitjen e pronës, Hyseni: Shpifje, pasurinë e kam vënë me mund

I vënë në qendër të akuzave ditët e fundit për grabitjen e një prone në fshatin Dhërmi të Bashkisë së Himarës, deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni ka reaguar nga foltorja e Kuvendit. Deputeti i PS-së deklaroi se këto janë akuza dhe shpifje dhe të inskenuara nga opozita. "Ky është një llum, që e bën opozita dhe në bashkëpunim me kazanin", tha Hyseni.

Ai theksoi se paratë e tij nuk kanë prejardhje të paligjshme, pasi janë vënë me punë dhe me mund. 

“Siç jeni në dijeni prej disa ditësh jam gjetur në një sulm shpifjesh të koordinuara nga opozita. Makineria e baltës. Me moton shpif shpif se diçka do të dalë, kanë vazhduar me shpifjen e tyre. Deklaroj se çdo akuzë është e pavërtetë dhe një gënjeshtër e qëllimtë me synime të ulëta politike, asnjë qindarkë time dhe familjes dhe pasurive të mia nuk ka prejardhje të parregullt të pamoralshme, e paligjshme, por është vënë me mund punë e sakrifica, me ekonomik tregu, me mundësi të mëdha, kam vrapuar fort, kamë punuar pa ndërprerje me familjen time, nuk ka qenë qëllim në vetveten pasuria. Rrjedh nga një familje intelektualë, të drejtë e të ndershme, punëtore, respektojnë ligjin dhe vlerësojnë shtetin, me këtë frymë më kanë kultivuar. Prindërit që janë shqetësuara, opozita keqpërdor lirinë e shprehjes në bashkëpunim me elemente kazanin, duke instrumentalizuar një zonjë që nuk e njoh, jam vënë në lëvizje për të grumbulluar info për këtë çështje”. 

Alket Hyseni, deputet i PS

Ai përmendi emrat e dy vëllezërve të deputetit të PD-së, Flamur Noka, të cilët sipas tij kanë përfituar prona në Sarandë edhe pse nga qyteti i Kukësit, duke u shtirur si të pastrehë.

“ Kam këtu emrat e vëllezërve të Flamur Nokës, Fatmir Noka dhe Mevlan Noka, të cilët kanë marrë si të pastrehë në Sarandë një pallat. Keni një tufë demokratësh që keni vjedhur në Sarandë një pallat. I bëj thirrje Entit të Banesave të reagojë, doktor në ikje dhe sipër u ka shitur 6 miqëve e tu kanë vjedhur 30 hektarë tokë në Sarandë”, tha Hyseni. Ai u tregua i gatshëm se do të dalë para prokurorisë me faktet që e nxjerrin të pafajshëm nga gjithë akuzat që kanë rënduar së fundmi se ka përfituar tokë në mënyrë të paligjshme në bregdetin e Jugut, ndërsa të njëjtën gjë i kërkoi të bëjë edhe opozita me zyrtarët e saj që janë nën akuzë.

“Unë nuk tremen sepse jam me të drejtën. Një për një do dalin shumë aferra dhe zullume të ish zyrtarëve të lartë. Tani do të veprojë prokuroria, unë iu bëj thirrje që shkoj në prokurori kur të doni. Shkojmë së bashku në prokurori unë dhe kryetari juaji. Ju për zullumet tuaja, që nga Gërdecit e Rruga e Kombit dhe ajo ruse dhe shumë të tjera ndaj popullit dhe patjetër unë di dal zot vetes. Jo se e them unë por janë një mal me prova dhe letra. Ora e të vërtetës do të vijë”, tha deputeti i PS-së.

Ndërsa në mbrojte të tij, kreu i grupit parlamentar për PS-në, Taulant Balla zbardhi edhe një tjetër emër në radhët e të djathtëve që ka përfituar pronë në të njëjtin pallat që ka blerë edhe Hyseni shtëpi.

“Gjithë sulmi ndaj zotit Hyseni është larje hesapesh brenda jush sepse keni një anëtar kryesie që mbulon pronat në PD, quhet Genti Malko. Ky zotëria është një ndër blerësit sikurse edhe zotit Hyseni të pronës aty. Ky zotëria që është renditur si grupi kundër Bashës në PD, kjo është puna juaji s’më intereson fare, por që vini standarde për këtë çështje merreni pyeteni. Ai është Drejtor i  departamentit të pronave në PD. Bëjeni dhe ju siç e bëmë ne me zotin Hyseni që ne i kërkuam në mbledhje të grupit parlamentar shpjegim dhe na ka shpjeguar të gjithë dokumentacionin dhe është i gatshëm ta bëjë me këdo. Dhe unë kam besim se gjithçka na ka thënë është e vërtetë. Bëje dhe ti Lulzim për fondet ruse, beje edhe ti me Lulzim me z.Malko. Të hetohet kushdo, por jo me dy standarde, sa i përket çështjes së  pronave mezi pres një komisioni  hetimor për çështjen e pronave në bregdet në Shqipëri që sigurisht as Saliu dhe as Luli nuk do të jenë dakord. Kam këtu një listë të pafund pronash të familjarëve të tyre të regjistruar në emër të elementëve me precedentë kriminalë. Siç na doli vjehrri i Bashës pronar i majës së shkëmbit dhe që pastaj mbi majën e shkëmbit na doli një tokkë 8340 metra katror e që u bë pallati dhe fituat dhe gjyqin”, tha Balla. Ndërsa deputeti i PD-së, Ervin Salianji, kërkoi sot burgosje për deputetin Hyseni si mashtrues dhe përfitues pronash.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja