Akuzohet për mosdeklarim dhe fshehjes të pasurisë, GJKKO nis gjyqin për ish-anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo

Akuzohet për mosdeklarim dhe fshehjes të pasurisë, GJKKO nis gjyqin për ish-anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo

Fatos Lulo

TIRANË- Gjykata e Posaçme nisi gjyqin për ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Fatos Lulo, i cili akuzohet nga SPAK për "fshehje e mosdeklarim të pasurisë".

Sipas SPAK, Lulo ka bilanc negativ të të ardhurave në dy pasuri, një apartament në Tiranë dhe në një zyre 172 m2 e deklaruar si e dhuruar në Rrugën e Durrësit. Për provimin e akuzës, përveç 2 akt ekspertimeve financiare, SPAK kërkoi edhe pyetjen e 4 dëshmitarëve. Seanca e radhës pritet të mbahet më 30 janar.

Sipas SPAK, Fatos Lulo ka pasur mungesë të ardhurash për pronat dhe fshehje pasurie. Më 3 gusht 2021, SPAK dërgoi për gjykim në GJKKO, Fatos Lulon pas përfundimit të hetimeve për mosdeklarim dhe fshehje pasurie.

Fatos Lulo akuzohet për kryerjen e veprës penale të "Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim", kryer në formën e deklarimit të rremë, të parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vladimir: 16/01/2023 18:59

    Drejtesia jone eshte ajo qe eshte, por Lulo ka qene mjerimi, ligesia dhe pangopesia tipike e drejtesise shqiptare.

    Përgjigju
  • kuli: 16/01/2023 15:21

    karstriot selita, nga ish bari dhish, sot me 2 ap dhe garazhd ne ambasador 3, kur do e coni ne spak?!

    Përgjigju
  • Spiro: 16/01/2023 13:17

    Fatos mos e ça koken fare ,,,,e shumta nuk do te lejojne te punosh me ne gjyqesore ,kushtuqe leket qe ke fituar me djerse ne kurriz te popullit nuk ti marrin se dhe ata jane te perlyer ,prandaj prit amistin fiskale dhe ta gezosh pasurine.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin