LEZHE - Gjykata e Lezhës ka lënë në burg Dede Gjinin, mesuesin 63-vjecar, i cili u denoncua nga nxënësja e tij me iniciale E. V. per veprime te turpshme.

Ngjarja u shënua pasditen e 13 prillit, pasi prindërit e vajzës 15-vjecare denoncuan në policinë e Rrëshenit, se ishte tentuar të abuzohej seksualisht nga mësuesi i saj.

Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Dedë Gjinin deri në përfundimin e plotë të hetimeve në lidhje me këtë ngjarje.

Gjyqi u zhvillua me dyer të mbyllura, por mësohet se 63-vjecari nuk i ka pranuar akuzat ndaj tij. Ai është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen dhe se akuzat ndaj tij janë një sajesë e prindërve, por pa shpjeguar ndonjë motiv për këtë pretendim.

Gjini ka deklaruar se vajza është nxënesë e mirë dhe se në asnjë rast nuk ka pretenduar rritjen e notës me ndonje shpërblim nga ana e vajzës.

(ad.ti/shqiptarja.com)