40-vjeçari nga Lushnja, Baki Çoku, i cili akuzohet për “veprimtari kriminale me qëllime terroriste” është ekstraduar nga Shqipëria në Itali. Gjykata e Milanos ka caktuar masën e sigurisë ”arrest në burg” për Çokun pasi akuzohet nga autoritetet italiane si i përfshirë në akte terroriste, lidhur me rekrutimet e shtetasve shqiptarë drejt Sirisë për t’iu bashkuar ISIS.
Çoku u arrestua në qershor në kuadër të operacionit ndërkombëtarë të koduar “Martesa”. 40-vjeçari Çoku është daja i Aldo Kobuzit, shqiptarit 29 vjeçar, që lufton në Siri për xhihad.
Prokurorët italianë kanë zbardhur dhe skemën e funksionit të celulës terroriste e cila në bazë të saj kishte marrëdhënie familjare mes shqiptarëve dhe italianëve e kjo ka nisur dhe nga krushqia ku Maria Gulia Sergo, 27=vjeçarja italiane e konvertuar në Fatima u martua me Aldo Kobuzin të riun nga Laçi konvertuar në Said.
Në kuadër të një hetimi të gjerë të kryer nga autoritetet italiane, ka rezultuar se në shtatot të vitit 2014 Çoku, ka organizuar martesën e Fatimes me Kobuzin me qëllim vajtjen ne Siri, dhe pjesmarrjen në konfliktin e armatosur.
Baki Çoku nga fshati Germenj i Lushnjës, është nën akuzë së bashku me 9 persona të tjerë mes tyre 1 kanadez, 5 italianë dhe 3 shqiptarë, të cilët sipas hetimeve rezultojnë se rekrutonin luftëtar për në Siri si dhe përgatisnin akte terroriste në shtetin fqinj.
Gjithashtu po sot nga Zyra Qendrore Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Shqipëria drejt vendit Italisë, i shtetasit shqiptar, Erdiol Celaj, 27 vjeç, lindur në Elbasan. Gjykata e Genova-s ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprën penale ”Trafikim i lëndëve narkotike”.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com