SPAK kërkoi thirrjen e 27 dëshmitarëve në procesin gjyqësor në Gjykatën e Posaçme ndaj kryebashkiakut socialist të Vau i Dejës, Kristian Shkreli, në akuzë për korrupsion zgjedhor. Prokurori Dritan Prençi tha se të gjithë dëshmitarët janë pyetur më parë në SPAK në cilësinë e deklaruesve.
Nga ana tjetër, edhe avokatja e Shkreli, Rovena Gashi, i dorëzoi një listë prej 11 dëshmitarësh gjykatës për t’i thirrur në gjyq. Prokurori Prençi tha në gjyq se gjatë hetimeve u përdorën metoda speciale, përfshirë përgjime dhe vëzhgime. Sipas tij, Shkreli u ka premtuar investime banorëve të fshatit Stajkë për përmirësimin e linjës së energjisë elektrike, duke u kërkuar në këmbim votën për Partia Socialdemokrate.
Nga ana tjetër, Avokatja e Shkrelit, deklaroi se mbrojtja nuk është dakord me akuzën. Sipas saj, në materialet hetimore prej rreth 500 faqesh nuk ka asnjë provë që implikon drejtpërdrejt atë në vepër penale. Ajo shtoi se kryebashkiaku është telefonuar nga vetë banorët e Stajkës për shkak të dëmtimeve në linjën elektrike si pasojë e reshjeve të shumta të shiut dhe se ankesa është depozituar nga vetë banorët në portalin përkatës.
Prokurori Dritan Prençi kërkoi thirrjen në cilësinë e dëshmitarëve të këtyre shtetasve: Alfred Martini, Nikolin Martini, Kol Koleci, Filip Bardeli, Jan Bardeli, Dodë Martini, Kol Martini, Armand Shuka, Sajmir Zagani, Jetmir Dedaj, Leorenc Pjetraj, Martin Toma, Antonio Bashaj, Frrok Marku, Izmir Mocaku, Klaudio Fusha, Prek Kokaj, Anton Lumi, Kastriot Gavoçi, Frano Dajani, Gjergj Gjonaj, Mariel Gjonaj, Luigj Leka, Zef Doda, Aleksandër Dodani dhe Klaudio Fusha.
Ndërsa avokatja e Kristjan Shkrelit kërkoi të thirren dëshmitarë në këtë proces gjyqsor penale shtetasit: Alfred Martini, Nikolin Martini, Kol Koleci, Filip Bardeli, Jan Bardeli, Dodë Martini, Kol Martini, Frrok Maru, Marsel Gjonaj, Bledian Galipi dhe Kristjan Shkreli.
SPAK nisi hetimin ndaj Kristjan Shkrelit më 20 mars, rreth një muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025, pas një materiali të referuar nga Policia e Shtetit dhe një kallëzimi të një punonjësi të bashkisë, të cilat u bashkuan në një procedim të vetëm penal.
Komente










