LEZHË- Gjykata e Lezhës ka lënë në “Arrest shtëpie”, Age Gjacin, e cila u arrestua dy ditë parë nga Policia, pasi u përfshi në një konflikt me kunatën e saj në fshatin Markatomaj të Lezhës. Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer te mbyllura, 45-vjeçarja mësohet të ketë thënë se nuk ka ushtruar dhune ndaj kunate, por ka tentuar t'i heqë telefonin me të cilin po e filmonte dhe në ato momente janë përplasur fizikisht me njëra-tjetrën, konflikt në të cilin janë përfshire edhe familjar të tjerë.
Pavarësisht pretendimeve të saj, duke iu referuar materialit te paraqitur nga policia, prokurori Françesk Ganaj kërkoj që 45-vjeçarja Age Gjaci të qëndrojë në burg, por pasi dëgjoi palët gjykata vendosi një masë më të butë ndaj saj, kjo referuar dhe faktit se dhe vetë e akuzuara e persona të tjerë kane pësuar dëmtime gjatë përplasjes fizike.
Ndërkohë për të gjithë personat e përfshire në konflikt pritet të kryhet ekspertimi mjeko-ligjor, duke qenë se ata kanë pësuar fraktura dhe kjo pritet të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes. Age Gjaci u arrestua të martën nga Policia e Lezhës, pasi u përshi në një konflikt me kunatën e saj Dava Ndoj, e cila është në proçes divorci me bashkëshortin e saj si dhe ishte e pajisur me urdhër mbrojtje. Nga përplasja fizike dy kunat përfunduan me fraktura në spital, ndërsa konfliktet në familje mes tyre kanë nisur që në muajin janar të këtij viti, pasi Dava është në proces divorci.