Akuzohet se mori pjesë në masakrimin e prindërve të tij, dëshmon Taulant Pasho: Elona s’ishte shtatzënë me mua! Nuk raportova zhdukjen se kisha frikë nga dëbimi nga Italia

Akuzohet se mori pjesë në masakrimin e prindërve të tij, dëshmon Taulant Pasho: Elona s’ishte shtatzënë me mua! Nuk raportova zhdukjen se kisha frikë nga dëbimi nga Italia

Në dëshminë e tij të parë për prokurorinë italiane Taulant Pasho, i biri i Shpëtim dhe Teuta Pasho ka treguar se ai nuk kishte dijeni për shtatzëninë e ish të dashurës së tij, Elona Kaleshi.

Gjatë marrjes në pyetje në Como me prokuroren Ornella Galeotti, përgjegjëse për hetimin e vrasjes së  prindërve të tij, Teuta dhe Shpëtim Pasho, eshtrat e të cilave u gjetën në dhjetor në 4 valixhe në Sollicciano dhe ai përjashtoi kategorikisht se ai mund të ishte babai i atij fëmije që Kaleshi e kishte abortuar.

Por çështja e fëmijës nuk është e vetmja për të cilën Taulant Pasho nuk kishte dijeni, Taulanti nuk ishte në dijeni të parave që ata kishin me vete, para të cilat janë konsideruar si shkak për vrasjen dhe masakrimin e çiftit Pasho.

Në konfrontimin e gjatë, si i dyshuar, Taulanti, i cili tani po vuan dënimin për mbajtje lëndësh narkotike dhe për evazion, pasi u burgos në Zvicër për krime të tjera, tha se në ditët pas lirimit nga burgu, atij iu dhanë rreth 20 mijë euro që ai i kishte huazuar të dashurës së tij. 

Prokurorja Galeotti nuk përjashton që ata mund të jenë pjesë e shumës së madhe 50, 60 mijë euro që siç konfirmohet nga vetë Taulanti, prindërit e tij gjithmonë i mbanin me vete. Në lidhje me arsyen pse ai nuk raportoi zhdukjen e tyre, se kishte frikë se do të dëbohej nga Italia për shkak të prejardhjes së tij dhe preferoi që motrat e tij të ishin ato që të kishin kontakte me karabinierët.

Karabinierët kanë konstatuar se Elona Kaleshi, e ndaluar aktualisht për vrasjen dhe masakrimin e kufomave të dy vjehrrave të saj, kishte abortuar në Careggi më 27 Tetor 2015. Në atë kohë gruaja kishte marrë me qira apartamentin në Fontana ku sipas akuzës është kryer edhe krimi i dyfishtë. 

Vrasje që hetuesit shprehen se mund të jenë kryer mes pasdites së 1 nëntorit dhe orëve të para të 2 nëntorit, ditë në të cilën Taulanti u largua nga burgu në Sollicciano.

Vetë Taulanti është nën hetim për masakrimin e prindërve të tij.  Së bashku me të, nën hetim ështe edhe ish-e dashura e tij, Elona Kaleshi e cila aktualisht është burgosur në Sollicciano si dhe vëllai i saj i vogël Denis Kaleshi. 

Eshtrat e çiftit Pasho u gjetën dhjetorin e kaluar në katër valixhe të braktisura në një fushë mes burgut të Sollicciano. Çifti Teuta dhe Shpëtim Pasho u gjetën të copëtuar në Itali në 4 valixhe, pesë vite pas zhdukjes së tyre, pranë burgut në Solliciano. Që prej nëntorit të viti 2015, që përkon edhe me kohën kur doli nga burgu djali i tyre, nga ata nuk u mor vesh asnjë lajm dhe vajza e tyre ishte në kërkim prej vitesh,. Vajzat e çiftit Pasho, kishin bërë më parë një denoncim për zhdukjen e prindërve të tyre në Emisionin “Pa Gjurmë” në Report Televizion.

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik