Vrasja dhe masakrimi i çiftit Pasho në Itali/Flet për Report Tv vajza e viktimave: Elona na vodhi 2000 €, vëllait i dha 20 mijë të tjera ditën kur prindërit u zhdukën

Pak ditë pas arrestimit te Elona Kaleshit, më 22 dhjetor të 2020 detaje te reja zbulon në një tjetër intervistë dhënë për emisionin ’Pa Gjurme’ vajza e çiftit të masakruar Pasho. Misteri i dorëzimit të 20 mijë euro-ve që Elona, ish-e dashura e Taulantit i dha këtij të fundit ditën kur ai doli nga burgu, më 2 nëntor të vitit 2015, kur humbën gjurmët Teuta dhe Shpëtim Pasho. Vitore Pasho tregon edhe një tjetër ngjarje, atë se si Elona arriti t’u vidhte prindërve të saj nga banka 2000 eurot, që i ati i kishte marrë nga një aksident që i kishte ndodhur.

Mediat në Itali duke cituar burime nga grupi i hetimit raportojnë mbi denoncimet e Vitoria Pashos, vajzës së çiftit, e cila ka akuzuar Elona Kaleshin, ish-të dashurën e vëllait të saj, si fajtore për zhdukjen e prindërve. Sipas hetuesve Elona e mbante 'peng'  Vikorian me presione, sepse dinte për një marrëdhënie të saj me një burrë të martuar.

'Kur ajo nxori historinë e burrit tim, që unë sot kam familje me të. Nuk isha as e para dhe as e fundit. Është e kotë, që merrej me një histori, që nuk i duhej fare të ndërhynte. Dhe kur ajo i tha vëllait dhe ai erdhi e më rrahu, Taulanti i tha asaj: Po ty, kush t'i dha ato 20 mijë eurot që erdhe dhe mi dhe mua ? Ajo i tha: Të dielën erdhi dhe m'i solli babai. Dmth ditën që prindërit u zhdukën, asaj i kishte sjellë paratë babai i saj ?... Më tepër se kaq ku do vemi. Ajo nuk do dali, nuk do ta lëmë ne të dalë nga burgu. Me thënë të drejtën ne tani rrimë me frikë, sepse kush e di kë ka përjashta. Dikush mund të tentojë të na bëjë dëm, të na heqi qafe, si hoqën qafe prindërit tanë. Se ne dolëm troç në televizor, se po kërkonim prindërit tanë dhe jo dy mace, që kishin ngordhur'.

VIDEO/Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'

Mediat italiane shkruajnë se në një bisedë telefonike të zbardhur nga grupi hetimor, ku Elona Kaleshi fliste me të dashurën e vëllait të saj Denisit akuzon Taulantin për vrasjen, ia hidhte atij fajin.

'Tani neve me thënë të drejtën nuk arrijmë që të besojmë një gjë të tillë, nuk arrijmë kurrë. Kjo është një dhembje shumë e madhe, që ne nuk po vendosim të jemi të qetë dhe nuk po arrijmë të kuptojmë se cfarë ka ndodhur. Është gjithnjë ajo që ne na morën në pyetje. Këtë e dëgjuam kur kishin folur fqinjët, që ajo qelbësira i kishte treguar, kur fqinja i kishte thënë çfarë ere është këtu, ishte gjak dhe vinte era dhe ajo me ato turinjtë e fortë, siç flet ajo me atë prepotencën e saj u thoshte: Një shishe verë më është thyer. Ndërsa fqinja i kishte thënë: Përkundrazi, këtu vjen erë e trupave të vdekur'.

'Mami të dielën në mëngjes kishte folur me motrën e saj dhe i kishte thënë se jam në Firence dhe po gatuaj për Taulantin. Dhe  motrën e mamit e morën në pyetje dhe ajo tha të njëjtën gjë, që kemi thënë edhe ne, sepse deri të shtunën ata kishin qenë mirë e bukur. Me thënë të drejtën mami, që kur Elona vodhi 2000 eurot e babit, nuk e donte Elonën. Pasi kur babi pati një aksident i thanë nëse donte të vendoste dhëmbët apo i donte lekë, babai im i tha se i donte lekë. Unë punoja, mami jetonte me mua ato dy muaj që erdhi, për dokumente për vizita, se kanë ardhur gjithmonë tek mua, është e kotë që ajo thotë se i ka qëndruar në spital, ajo nuk i qëndroi por i vdiq. Dhe motra e mamit nga Milano do vij tani dhe ajo do thotë se nuk e harroj telefonatën që bëra me time motrën dhe më ka thënë që kjo po na vdesë pak nga pak. Mami e merrte se ne unë isha në punë, motra në punë babai punonte në Francë me kunatin. Mamit i kishte thënë tërhiqi lekët avash, avash dhe i kishte dhënë kartën. Kur mami e merrte këtë e kishte si fëmijë kur vinte puna, ajo vinte rrinte në shtëpinë tonë. Dhe kjo ç'bëri? Atë ditë ishte tek shtëpia ime dhe i thashë, ishte dhe mami aty. Po ti çne me këtë kartë, i thashë, se ishte si karta që mami tërhiqte lekët e babit 500 e nga 500, në bankë. Dhe ajo më tha, se e kishin marrë dhe do t'i bënin një transfertë, se kishte punuar. Nuk e mendoi njeri keq në atë moment. Kur shkojmë që mami të tërhiqte lekët e fundit, karta nuk jepte me lekë. Dhe babi vinte një herë në 15 ditë nga Franca ku punonte me kunatin dhe i tha mamit: Moj Teutë ç'ne kaq pak lekë, se nuk e mbaj mend sa ishin, pasi ishin lekët e fundit që i bëri transferimin avokati. Dhe mami i tha: Po ja, këto lekë janë o Shpëtim. Dhe ai e pyeti: Me kë ke vajtur, mami i tha se kishte shkuar me Elonën. Morëm Elonën në telefon dhe i themi, e di si mund të veprojmë, se babit i kanë hequr lekët nga karta. Ndërsa kjo na thoshte ikni, tek karabinierët. Edhe ne si budallenjtë se nuk dënim nga këto gjëra shkonim. Dhe policia na tha përveç denoncimit nuk mund të bëjmë dot asgjë më shumë. i thashë babit të shkonim në bankë për të pyetur sa lekë ishin hequr, ndërkohë që Elona në atë kohë po merrte shtëpi në Firence. Rrinte tek ne dhe e kam mbajtur si motër në shtëpinë time, unë ikja punoja në pikë të diellit. Kjo kishte blerë një tapet dhe merr në telefon të atin dhe i thotë: Hajde se kam blerë një tapet 100 euro tek marokenët.  Mua aty më erdhi ndërmend, se kur morëm ne llogarinë e bankës shikojmë ne, tapetin 100 euro. Shikojmë tek kinezi që kishte blerë pjata, gota, 500 euro. Marrin në telefon dhe bëjmë gjoja sikur nuk dinim gjë,  isha unë me babin. I thamë: Moj Elona mami i ka tërhequr këto lekë për të blerë gjithë këto gjëra? Ajo na tha, po ku di gjë unë, shkoni tek karabinierët bëni denoncim. Të them të drejtën babi i tha në telefon: Moj kurvë, ato lekë i ke vjedh ti. Llogarite, vodhe dhe vdekjen time i tha, se unë kam jetë për herë të dytë. Babi im nga aksidenti qëndroi në koma tre ditë'. 

Motra e Taulantit zbulon jetën tjetër të gruas, e cila ndodhet pas hekurave nën akuzën për vrasje, fshehje dhe masakrim të trupave të dy bashkëshortëve Pasho. Elona është nënë e një vajze. Fëmija ishte ende foshnje, kur 36-vjecarja ishte e izoluar, ndërsa kryente dënimin në një burg të Firences. Sipas Vitores, ish-e dashura e vëllait të saj ka refuzuar takimin me te bijën, ndërsa shërbimi social ia kaloi nën kujdestari babait. Sot, kur nëna ndodhet pas hekurave, vajza e saj jeton me të atin italian. 

Mediat italiane kanë shkruar se Elona ka qenë e dënuar 7 herë, ju nuk keni pasur dijeni për këtë informacion?

'Ne e kemi ditur që ajo ka qenë në burg, i kanë hequr fëmijën se ajo ka pasur fëmijë me një italian. Një nënë që arrin të thotë se nuk dua të shikoj më as fëmijën tim. Pasi kjo kur bëri burgun fëmijën e shihte në prezencë të asistentes sociale. Fëmijën e ka me një shtetas italian'.

Ajo ka qenë në dijeni të 40 mijë eurove që ka pasur mami dhe babi?

'Ajo ka qenë në dijeni të 40 mijë eurove dhe tani ajo ka nxjerrë 60 mijë euro. Ne për 60 mijë euro, të them të drejtën nuk e dimë'.

Po lekët mami dhe babai i kishin në shtëpi atë ditë?

'Mami im e kishte zakon që lekët i merrte me vete, sa herë që ikte apo sa herë që vinte. Unë mbaj mend atëherë që mamaja ime, u ul tek shtëpia ime kohët e fundit dhe Elona i ka parë këto. Unë dhe motra ime kontrolluam tek shtëpia, se mos ishin atje lekët por jo i kanë marrë me vete. Elona ka vepruar për të marrë këto lekë. Një femër që arrin të vjedhë sy më sy 2 mijë euro. Është një dhembje e paparë, sepse ajo ka futur në mes edhe nipin e mamit tim. Ajo të ëmës i ka thënë që jo nuk i kam parë fare, por si nuk i kishte parë kur ajo më tha mua që ato kishin ardhur tek shtëpia jote dhe të kishin thënë, ku di un çfarë i kishin thënë kur trazonte edhe nipin. Unë mbaj mënd shumë mirë. Ajo tha njëherë që nuk i kam parë, më pas tha  në mëngjes kam shkuar që t’i çoj hekurin. Në polici ka thënë që u zunë tek shtëpia e saj ku, babai im i theu telefonin mamasë, që babai im nuk e bën kurrë atë gjë'.

Po marrëdhëniet si i ka pasur Elona me Taulantin ? 

'Shkakun se përse u ndanë ne nuk arritëm kurrë ta kuptojmë. Sepse ishte gjithmonë edhe kjo humbja e prindërve. Unë humba kontaktet me vëllanë që atëherë kur ndërrova denoncimin. Familja e mamit më thanë që u bënë shumë ditë dhe nuk po përgjigjet hiqe denoncimin, nuk e mendonim kurrë gjënë e keqe. Për neve ishte gjithmonë ai mendimi se shkonin në Itali dhe probleme familjare të gjithë kemi pasur. Asnjëherë nuk i ka bërë dëm nënës, rrinin në shtëpinë e tyre nuk ngacmonin njeri'.

E dini çfarë ka shprehur Elona sipas mediave italiane, që Taulanti i ka keqtrajtuar nënën dhe babain madje i ka tërhequr edhe zvarrë?

'Ne s’dimë gjë. Këto i di Elona. Nu ka gjë më të keqe në Itali, që të kesh dëshmitar, që të kanë parë duke nxjerrë valixhet, se ajo duhet t’i ketë mbajtur në shtëpinë e saj, në garazh, që nuk e di nëse i ka pasur të mbyllura me llozha. Dhe tek ai xhami që kishin, ishte vënë një qese mos të dukej gjë nga ana e rrugës. Zoti qoftë me nënën dhe babain tim.  Dhe ajo u torturoftë siç ka torturuar prindërit e mi. Si ka arritur ajo t’u bëj keq prindërve të mi, se ata ishin njerëz që nuk ngacmonin asnjë njeri. Se kur e kemi marr në telefon dhe i kemi thënë ku është mami me babain, ajo na tha se kishte marre mamin ne telefon dhe do t’i çonte hekurin për hekurosje dhe se do ta ftonte pasi i kishte ardhur babai i vet'.

Mund ta ketë bërë krimin me babain e saj ?

'Nuk e  dimë, ajo duhet të flasë. Ajo tha se atë ditë do t’i çonte Teutës hekurin dhe do takohej me babanë e saj'.

K.T./O.D./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 08/01/2021 01:19

    Perse ishte arrestuar 7 here Elona,dhe kur eshte arrestuar ,ishte arrestuar vetem,apo dhe me te tjere ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së