Itali/ Vrau vjehrrit e saj dhe kufomat i fshehu në valixhe, Gjykata e Firences dënon me 30 vjet burg shqiptaren Elona Kalesha

Itali/ Vrau vjehrrit e saj dhe kufomat i fshehu në  valixhe, Gjykata e Firences dënon me 30 vjet burg shqiptaren Elona Kalesha

Elona Kalesha, Teuta dhe Shpëtim Pasho

ITALI-Gjykata e Apelit të Firences ka konfirmuar dënimin me 30 vjet të Elona Kaleshës për vrasjen e vjehërrve të saj shqiptarë, Teuta dhe Shpëtim Pasho , trupat e të cilëve u gjetën në katër valixhe në një fushë në Sollicciano në dhjetor 2020, pesë vjet pas zhdukjes së tyre.

Elona Kalesha ishte e pandehura e vetme për vrasjen e prindërve të ish-të dashurit të saj, të zhdukur në nëntor 2015 dhe eshtrat e të cilëve mbaheshin në katër valixhe në një fushë midis autostradës Firence-Pisa-Livorno dhe burgut Sollicciano.

Sipas mediave italiane, brenda në valixhe kishte mbetjet e një burri dhe një gruaje, të copëtuara dhe të mbështjella me najlon. Brenda pak ditësh, karabinierët arritën të zbulonin se ato trupa i përkisnin Shpëtim dhe Teuta Pasho, një çifti shqiptar i cili ishte zhdukur që nga 1 nëntori i 2015.

Hetimi u fokusua në rrethin familjar dhe brenda pak ditësh u zbulua se autorja ishte Elona Kalesha, e dashura e djalit të çiftit Pasho, Taulantit.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Mars, 10:18

    Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

 Zjarr në një nënstacion të Londrës, mbyllet aeroporti më i madh në vend! Devijohen dhjetëra fluturime

Zjarr në një nënstacion të Londrës, mbyllet aeroporti më i madh në vend! Devijohen dhjetëra fluturime