Vrasja e çiftit Pasho në Itali/ Pas 6 vitesh nga masakrimi gjenden gjurmë gjaku në lavamanin e shtëpisë që nusja u mori me qira

Vrasja e çiftit Pasho në Itali/ Pas 6 vitesh nga masakrimi gjenden gjurmë gjaku në lavamanin e shtëpisë që nusja u mori me qira

I biri Taulanti, çifti Pasho dhe nusja Elona Kalesha

TIRANË- Policia italiane bën të ditur se është shumë afër zgjedhjes së misterit të vrasjes dhe masakrimit të çiftit Shpëtim dhe Teuta Pasho,  pasi janë gjetur gjurmë të gjakut që mund të ketë ardhur nga larja e thikës ose sharrës të përdorur për copëtimin e trupave në lavamanin e shtëpisë në Fontana, që nusja Elona Kalesha u mori me qira. 

Gjurmët gjenetike, që mund të çojnë tek viktimat ose tek ata që janë përgjegjës për vrasjen e dyfishtë, u zbuluan në tubin e kullimit të lavamanit të kuzhinës në apartamentin në Fontana. Dhe pikërisht në këto gjurmë sipas supozimeve kanë ardhur nga larja e duarve, thikës ose sharrës që ishte përdorur për të copëtuar trupat. Ndërkohë që seanca e së hënës ka shumë mundësi të shtyhet pasi i biri i çiftit Pasho Taulant Pasho, i dyshuar edhe ai për përfshirje në krim gjendet i burgosur në Itali dhe nuk është kthyer ende. 

Gjurmët në apartament mund të jenë të vetmet në vendin ku hetuesit pretendojnë se është kryer vrasja e dyfishtë. Çifti shqiptar kishte mbërritur një muaj para zhdukjes nga Shqipëria për të takuar djalin e tyre Taulantin i cili do të lirohej nga burgu më 2 nëntor, por kontaktet e fundit të bashkëshortëve ndërpriten në datën 1 nëntor.

E fundit që i kishte parë ishte Elona, ​​e cila kishte marrë me qira atë shtëpi në emrin e saj, nga e cila një grua, në ditët në vijim, u pa tek transportonte disa valixhe të cilat kishin erë. Provat e ADN-së mund të tregojnë nëse Elona Kaleshi është përgjegjëse për vrasjen. Megjithatë një shtatzëni e ndërprerë disa ditë para lirimit të të dashurit të saj dhe gënjeshtrat që pasuan më pas e bëjnë atë të dyshuarën kryesore për krimin.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë