Gazetari Sokol Dema konfirmon se Nikoll Sherrniku shkoi në Gjermani në vitin 2020 për të punuar në një servis makinash në pronësi të shqiptarit nga Kosova Gazmend Jakupi, ku do të punonte për llogari të tij bashkë me disa miq të tij, të cilët kishin shkuar më herët për të punuar atje. Megjithatë kohëzgjatja e qëndrimit të tij në Gjermani ishte vetëm vetëm 10 ditë, provuar kjo nga letërporositë nisura shtetit gjerman dhe verifikimeve të sistemit TIMS. Qëndrimi 10 ditor i 28-vjeçarit përfundoi me vjedhjen e 3 targave të automjeteve gjermane, të cilat i mori në servisin e Gazmend Jakupit. Implikimi i Nikoll Sherrnikut me ngjarjen e "Don Boskos", sipas organit të akuzës, provohet nga deklarimet e njërit prej shokëve me të cilët ndau punën për 10 ditë.
Ka qenë vetë Sherrniku, ai i cili i ka thënë mikut të tij se targat do t'ia dorëzonte në Shqipëri Ervis Martinajt, me të cilin kishte lidhje të ngushtë miqësore. Një prej tri targave që ai vodhi në servis u përdor për kryerjen e atentatit të 12 marsit, arsye pse Sherrniku akuzohet për sigurimin e kushteve për vrasje. Nuk dihet ende nëse dy targat e tjera që ai solli nga Gjermania janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale, e megjithatë, vetë ai në sallën e gjyqit mohoi çdo përfshirje të mundshme në atentatin në lokalin e Fatjon Muratit në "Don Bosko", me argumentin se ka qenë i burgosur.
Lajmi kryesor:
Siguroi targat për atentatin në lokalin e Fatjon Muratit, Gjykata lë në burg Nikoll Sherrnikun! Dëshmon miku i tij: Më tha që i deshte për Ervis Martinajn
G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A mund të vendosë vota e diasporës fatin e zgjedhjeve 2025?
-
Po
38.1%
-
Jo
55.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 2478
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pjesë e grupit të organizuar kriminal, GJKKO kalon për proces për 5 akuza dosjen e ish-shoferit të MB dhe 3 familjarëve të tij! Pranohet gjykimi i shkurtuar, mbi 2,1 mln euro të përfituara
18 Shtator, 11:33
-
Përgjimet/ 'Pronari i 'Wisdom' i dhuroi çantën Louis Vuitton presidentes së ASCAL': Ja dhamë me zemër, hahaha...! MAS: Po ndiqet procedura për të mbyllur kolegjin Universitar
17 Shtator, 13:42
-
Tiranë/ U bllokua në banesën që kishte rënë zjarr, policia shpëton 19 vjeçaren
17 Shtator, 12:24
-
'MED24'/ Tirana mbledh të rinjtë nga 25 shtete të botës! Videomesazhi i Papa Franceskut: Bëhuni zëri i atyre që s'dëgjohen! Jeni e ardhmja e Mesdheut
17 Shtator, 11:24
-
Ish konkurent i Big Brother/ Ja cili është një prej të arrestuarve të 'Tempulli 4'! Punonte si menaxher lokali nate në 'bllok', shpërndante kokainë për klientët VIP
16 Shtator, 11:00
-
Tiranë/ Luanin poker në lokal, arrestohen në flagrancë 9 persona në Sharrë
16 Shtator, 08:33
-
E pazakontë në Tiranë/ Gruaja tenton të rrëmbejë një fëmijë në një market (VIDEO)
15 Shtator, 21:45
-
Kantieri i Teatrit të Ri Kombëtar në fazë të re, Rama: Tiranës do t’i shtohet një xhevahir i arkitekturës europiane
15 Shtator, 15:10
-
Shpejtësi tej normave, alkool e celular në timon, Policia e Tiranës gjobit 7 889 shoferë për 1 javë
15 Shtator, 13:59
-
Operacioni 'Tempulli 4', arrestohet edhe i 25-i i listës, akuzohet si pjesë e grupit të trafikut të drogave të forta në Tiranë
15 Shtator, 09:39
-
Rikthehet Peza N’Fest / Nga Valbona Mema dhe Denisa Gjezo te DJ të njohur, të gjitha detajet nga koncerti
14 Shtator, 15:07
-
Kuvendi i paguan nga 35 mijë lekë në muaj qiranë në Tiranë 19 deputetëve! Kryesojnë më “pasivët” në seanca
14 Shtator, 14:49