Akuzohet zv/kryeministri Bukoshi

Akuzohet zv/kryeministri Bukoshi
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër zëvendëskryeministrit të Kosovës, Bujar Bukoshi.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror, EULEX-it. Aktakuza ngarkon edhe njëmbëdhjetë persona të tjerë, përfshirë edhe ish sekretarin e përhershëm në Ministrinë e Shëndetësisë, Ilir Tolaj. Ngritjen e aktakuzës e ka konfirmuar zëdhënësi i këtij misioni, Blerim Krasniqi.

Ai tha se Bukoshi dyshohet për vepra që lidhen me punën e tij disamujore në krye të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë mandatit të qeverisë së kaluar të Kosovës.

Zëdhënësi Krasniqi, theksoi se të gjithë të dyshuarit akuzohen për shpërdorim të pozitës zyrtare, keqtatim gjatë ushtrimit të detyrës, keqpërdorim të autorizimeve ekonomike, lidhje të kontratave të dëmshme, kërkim ryshfeti dhe përpjekje për të marrë ryshfet, nxirrje të kundërligjshme të vendimeve gjyqësore si dhe pengim në provave. Zv/Kryeministri Bukoshi e komentoi akuzën duke thënë se ende nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtarë lidhur me rastin.
 Bukoshi tha se është i gatshëm në qdo moment të bashkëpunojë dhe të përgjigjet para organeve të drejtësisë.

Ndryshe, Bujar Bukoshi është përfshi në qeverinë Thaçi si pjesë e koalicionit që kryeministri kishte lidhur me Listën Ibrahim Rugova 

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS, ministrja Pirdeni: Fokus lufta ndaj korrupsionit, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale

Kongresi i PS, ministrja Pirdeni: Fokus lufta ndaj korrupsionit, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale