Një gazetar amerikan i marrë peng nga militantët e al-Qaeda në Yemen është vrarë pas tentativës së operacionit ushtarak për lirimin e tij. Lajmi bëhet i ditur nga zyrtarët amerikanë dhe ata të Yemenit.
 
Luke Somers u qëllua nga mbajtësit e tij gjatë një sulmi me raketa dhe më pas ka vdekur, sqarohet nga zyrtarët.
 
Gazetari i lindur në Britani u rrëmbye në Yemen në vitin 2013 dhe është shfaqur në disa video duke kërkuar ndihmë. Ministria e Mbrojtjes së Yemenit konfirmoi se gjatë një operacioni të madh të marrë nga forcat amerikane, janë vrarë 9 militantë të dyshuar të al-Qaedas në rajon.
 
Vrasja e gazetarit 33-vjeçar mendohet se është bërë nga militantët në Gadishullin Arabik, që konsiderohen si ndër më të rrezikshmit e al-Qaedas, pasi ata u pikasën në videon e ndihmës nga Somers të publikuar një javë më parë.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)