/ATSH-DPA/ - Presidenti egjiptian, Abdel-Fattah al-Sissi fali dy gazetarë të "Al Jazeera"-s, të cilët ishin dënuar me tre vite për një çështje që tërhoqi vëmendjen botërore për masat e rrepta të qeverisë.
Gazetari kanadezo-egjiptian, Mohammed Fahmy dhe producenti egjiptian, Baher Mohammed ishin ndër 100 të dënuarit, të cilët u falen nga presidenti me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Al-Sissi gjithashtu fali edhe dy aktiviste të reja, Sana Seif dhe Yara Salam, të cilat u dënuan vitin e kaluar bazuar në ligjin që dënon protestat pa lejen e policisë.
Fahmy dhe Mohammed u arrestuan nga fundi i vitit 2013 nën akuzën e publikimit të lajmeve të pavërteta dhe bashkëpunimit me "Vellazërinë myslimane".
Ato u dënuan me shtatë dhe 10 vjet burg brespektivisht.
Një gazetar tjetër, australiani Peter Greste, u lirua dhe u dëbua nëpërmjet një urdhëri të al-Sissit në shkurt, përpara fillimit të rigjykimit.
/Shqiptarja.com