Alabama/ Kastrim kimik abuzuesve të minorenëve (VIDEO)

Guvernatoria e shtetit të Alabamas ka nënshkruar një ligj që detyron dënimin me kastrim kimik ndaj gjithë atyre që kryejnë vepra penale të abuzimit seksual kundrejt minorenëve deri 13 vjeçar. Sipas ligjit, kastrimi kimik do të praktikohet një muaj para lirimit të abuzuesit  nga burgu dhe do të kryhet me shpenzimet e tyre.

"Ligji është një hap për mbrojtjen e fëmijëve në shtetin tonë" tha Guvernatorja Kay Ivey.

Kastrimi kimik përfshin administrimin e barnave nëpërmjet tabletave ose injektimit për të hequr interesin seksual dhe për të bërë të pamundur që një person të mos kryejë veprime seksuale.

Por nuk është vetëm Guvernatorja e Alabamas që parasheh masa drastike ndaj abuzueve seksualë. Edhe në Itali, Matteo Salvini ka shprehur një qëndrim të fortë dhe është pro një dënimi të tillë. Gjatë fushatës zgjedhore ai u përplas në distancë me liderin e “5 Stelle” Luigi Di Maio i cili e quajti propozimin e Salvinit “armë e shfarosjes në masë”.

Përgatiti Ilir Çuçi

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg