TIRANE-Nga ora në orë situata përkeqësohet në kryeqytet. Janë të shumtë banorët që apelojnë për ndihmë në Report Tv. Jo vetëm në autostradë, por edhe në Bregun e Lumit situata është e rëndë.

Një banor kërkon ndihmë, pasi uji po shkon drejt banesës së tyre, ndërsa janë të bllokuar.  “Ndodhem te Bregu i Lumit. Jemi 4 familje, rruga është mbushur me ujë dhe po na vjen drejt shtëpisë.

Ne vijojmë të qëndrojmë në banesë, por nuk dalim, pasi është një metër ujë. Banesat nuk është dëmtuar, por uji po vjen drejt shtëpisë dhe është në rritje” deklaroi ai. 

dy.b/shqiptarja.com