SHBA - Një duel për t’u harruar për Los Angeles Lakers, të cilët jo vetëm u mposhtën thellë nga Oklahoma City Thunder, por humbën edhe yllin e tyre kryesor, Luka Doncic, për shkak dëmtimi. Slloveni 27-vjeçar do të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit të rregullt të NBA-së për shkak të një dëmtimi në kofshë. Ai do të humbasë pesë ndeshjet e fundit në NBA, teksa faza play-off fillon më 18 prill.

Doncic ndjeu dhimbje në këmbën e majtë gjatë periodës së tretë, në një moment kur po përpiqej të shmangte mbulimin e Jalen Williams. Lëvizja duket se e përkeqësoi situatën, duke e detyruar Doncic të largohej nga parketi pasi kishte realizuar 12 pikë.

Ndeshja përfundoi me dominimin e plotë të Thunder, që triumfuan me rezultatin e thellë 139-96. Donçiç është pikashënuesi më i mirë i NBA këtë sezon me 2143 pikë, për një mesatare të pakrahasueshme prej 33.5 pikësh për ndeshje.