GREQI- Reshjet e dendura të dëborës të ditëve të fundit që kanë përfshirë kryeqytetin grek, Athinën, kanë krijuar një situatë kaotike në rrugët e vendit.  1.200 automjete kanë ngecur në "Atiki Odo" për mbi 20 orë pasi lëvizja është bërë gati e pamundur për shkak të dëborës.

Pa ngrohje të "dorëzuar" në temperaturat nën zero, pa ushqim dhe pa ujë kanë mbetur shoferët dhe pasagjerët e makinave që kanë krijuar radhë të gjata në pritje të zhbllokimit.

Në këto momente të vështira, ushtria greke është angazhuar për t;i ardhur në ndihmë njerëzve që po vuajnë larg familjeve në kushte ekstreme të motit, duke i ofruar ushqim të ngrohtë dhe ujë të pijshmë.

"Një tmerr, jam këtu nga mëngjesi i djeshëm në orën 9. Shumë dëborë s'kemi marrë ndihmë.", tha njëri prej shoferëve të ngecur.

"Jam këtu prej më shumë se 20 orësh. Nuk kemi asnjë informacion", tha një tjetër i dëshpëruar nga gjendja e rëndë në të cilën ndodhet.

Situata është alarmante në vendin fqinj! Ka fëmijë, gra shtatzëna dhe të moshuar që po presin në makinën e tyre të zhytur në dëborë.

Lidhur me këtë gjendje ka reaguar edhe ktyeministri grek Kyriakos Mitsotakis, i cili kërkoi 2000 euro dëmshpërblim për çdo automjet i cili mbeti i bllokuar në Attiki Odo nga kompania koncesionare e Attiki Odo , që është përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugës. Kompania pa heziitim pranoi menjëherë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:39
U bllokuan për orë të tëra në dëborë, Mitsotakis kërkon nga kompania koncensionare të dëmshpërblejë me 2000 euro çdo makinë

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis kërkoi 2000 euro dëmshpërblim për çdo automjet i cili mbeti i bllokuar në Attiki Odo nga kompania koncesionare e Attiki Odo , që është përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugës.

Sipas mediave greke, kompania pa hezitim pranoi të dorëzojë këtë shumë si dëmshpërbim për kushtet e vështira në të cilat qëndruar qytetarët.

Pas situatës kaotike që u shkaktua në rrugët e vendit, Mitsotakis kryesoi një takim ku morn pjesë Ministri i Mjedisit dhe Energjisë Kostas Skrekas , Ministri i Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile Christos dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrit  Grigoris Dimitriadis në të cilën diskutuan mënyrat e mundshme për të vënë nën kontroll situatën e vështirë të cilën po kalojnë