Alarmi i ISHP, Qirjako: Është rritur 
numri i të rinjve që përdorin kanabis

Alarmi i ISHP, Qirjako: Është rritur <br />numri i të rinjve që përdorin kanabis
Përdorimi i kanabisit tek të rinjtë njeh rritje.

Ky është rezultati i një studimi të publilkuar sot nga ana e Institutit të Shëndetit Publik.
 
Gentiana Qirjako, përfaqësuse e e Institutit të Shëndetit Publik, u shpreh para mediave se të rinjtë, në raport me popullsinë kanë një trend rritje në ëprdorimin e substancave të ndaluara, kryesisht kanabis.
 
"Vihet re një rritje e përdorimit të kanabisit, sidomos nga të rinjtë. Një rritje që është shumë e theksuar nëse e krahasojmë me të gjithë popullatën", u shpreh Qirjako. 

Rezultatet e këtij studimi apo edhe studimeve të tjera mbi domethëniën dhe sjelljet e shëndetshme në Europë, u prezantuan në konferencën e përbashkt të Institutit të Shëndetit Publik si dhe përfaqësive të ministrive të shëndetit në rajon dhe organizatës botërore të shëndetësisë. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike