Autoritetet kineze kanë këshilluar banorët e 10 qyteteve që të mos dalin nga shtëpia, pasi në disa zona urbane është dhënë alarmi i kuq ndaj smogut që ka mbuluar verilindjen e Kinës.Javën e kaluar, autoritet paralajmëruan se shumë zona të Kinës do të goditeshin rëndë nga ndotja e ajrit. Qeveria kineze premton se do të marrë masa për të pakësuar ndotjen.