Alarmi i Senatit: Të mbrohen
territoret e gjithë universiteteve!

Alarmi i Senatit: Të mbrohen<br />territoret e gjithë universiteteve!
TIRANË - Në vijim të protestave të vazhdueshme të pedagogeve dhe studentëve të Fakultetit të Ekonomisë, sot është mbledhur jashtë radhe Senati Akademik i Universitetit të Tiranës.
 
Kryesisht për çështjen e cënimit të ambjenteve universitare nga dy ndërtime pa leje në territorin e UT; njëri në krah të Fakultetit të Ekonomisë dhe tjetri në terrenet e tij sportive.
 
Por nisur nga kjo edhe për shkeljet në të gjitha territoret universitare, në mbështetje edhe të vendimeve të këshillave të të gjithë fakulteteve të Universitetit të Tiranës.
 
Ai mori vendimin si më poshtë:

I- T’i bëjë apel institucioneve qendrore dhe atyre lokale, që të marrin të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e territoreve universitare nga cënimi i tyre për interesa të ndryshme nga ato mësimore. Institucionet publike të arsimit të lartë janë qendra të rëndësishme të edukimit të brezave të rinj me impakt të drejtpërdrejtë në zhvillimin e vendit dhe si të tilla ato duhet të marrin vëmendjen dhe përkujdesjen e veçantë të shtetit. 

II- Të mbështesë Vendimin e Këshillit të Fakultetit të Ekonomisë nr. 3 datë 04.09.2013 dhe të të gjitha këshillave të fakulteteve të UT-së në solidarizimin e tyre me vendimmarrjen e FE.

III-Të mbështesë Vendimin e datës 02.09.2013 të Këshillit Studentor të Fakultetit të Ekonomisë dhe të këshillave të tjerë studentorë, në mbrojtje të territorit të destinuar për studentët e UT-së.

IV- Të falënderojë për solidaritetin e shprehur nga të gjitha institucionet e arsimit të lartë brenda vendit dhe atyre të trojeve si dhe shoqërinë civile, median dhe individë, të cilët kanë përkrahur përpjekjet e UT-së në moslejimin e ndërtimeve pa leje në territorin e tij.

V- Të autorizojë dhe t’i kërkojë strukturave drejtuese të UT-së, që të veprojnë me prioritet të veçantë lidhur me problematikën e krijuar nga këto dy ndërtime pa leje, duke i kërkuar që të ndjekin të gjitha rrugët e nevojshme ligjore dhe të intensifikojnë komunikimin zyrtar me autoritetet përgjegjëse vendore dhe qendrore për prishjen e tyre.

VI- Në datën 16.09.2013, ora 11°° në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë, të organizohet nën drejtimin Senatit Akademik një takim i studentëve dhe pedagogëve të UT-së, në mbrojtje të territorit të institucionit.

VII- Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akti Normativ/ Qeveria miraton pagesat për orët shtesë të punonjësve të policisë dhe kompensimin financiar ushqimor

Akti Normativ/ Qeveria miraton pagesat për orët shtesë të punonjësve të policisë dhe kompensimin financiar ushqimor