Alarmi, mungesa e borës në Himalaja rrezikon të lërë pa ujë 2 mld njerëz

Sasia shumë të ulët të dëborës në Himalaje rrezikon të lërë pa ujë qindra milionë banorë të Afganistanit, të Kinës, të Pakistanit dhe të Vietnamit. Sipas shkencëtarëve thatësira do të çonte edhe në krizë ushqimore, e cila do të ndjehej gjithashtu edhe tek tokat bujqësore.

Alarmi u dha nga Qendra Ndërkombëtare për Zhvillimin e Integruar të Maleve (Icimod), organizatë me qendër në Nepal në të cilën bëjnë pjesë 8 shtete: Afghanistan, Bangladesh, Butan, Kinë, Indi, Myanmar, Nepal dhe Pakistan. Shkak për këtë janë bërë reshjet gjithnjë e më të pakta të dëborës në vargmalet e Hindu Kushit dhe të Himalajës, në Azinë Qendrore.

Mungesës së reshjeve i shtohet edhe shkurtimi i periudhës gjatë së cilës bora mbetet në tokë. Këtë vit ajo është 18.5 për qind më e shkurtër se normalja, tha studiuesi Sher Muhammad nga qendra shkencore në Nepal. Kjo do të thotë se ekziston një rrezik shumë i lartë i mungesës së ujit në rajonin malor dhe luginat rrëzë Himalajeve.

Sipas studiuesve nga uji i krijuar nga shkrirja e borës dhe akullit janë të varur rreth 240 milionë vetë në rajonin e Himalajeve dhe 1,65 miliardë njerëz të tjerë që jetojnë përgjatë lumenjve që burojnë nga Himalajet. Studiuesit e Icimod-it i masin reshjet e borës në rajon prej më shumë se dy dekada. Studiuesit e Icimod u bënë thirrje autoriteteve të rajonit që të marrin masa tani për t'u përgatitur për një thatësirë të afërt.

SI.E./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare