Tërmet i fuqishëm 7.1 ballë në rajonin e Tibetit, humbin jetën të paktën 126 persona

Tërmet i fuqishëm 7.1 ballë në rajonin e Tibetit, humbin jetën të paktën 126 persona

Pasojat e tërmetit

Një tërmet i fortë la pas vetes të paktën 126 të vdekur në Tibet të martën dhe la shumë të tjerë të bllokuar, ndërsa dhjetëra dridhje që pasuan tronditën rajonin në lartësi të madhe mbidetare të Kinës perëndimore dhe në Nepal.

Transmetuesi shtetëror CCTV publikoi deklarimet e zyrtarëve rajonal që thanë në një konferencë të shkurtër shtypi se rreth 200 veta janë plagosur.

Video pamjet e transmetuara nga CCTV shfaqën punëtorët e shpëtimit me veshje portokalli duke u ngjitur në grumbuj rrënojash. Media shtetërore tha se mbi 1 mijë shtëpi janë shkatërruar.

Shërbimi Gjeologjik amerikan tha se tërmeti kishte një fuqi prej 7.1 dhe ishte relativisht i cekët në një thellësi prej rreth 10 kilometrash. Kina tha se tërmeti kishte fuqi prej 6.8 shkallësh.

Epiqendra ishte rreth 75 kilometra në verilindje të malit Everest, i cili shtrihet në kufirin ndërmjet Kinës dhe Nepalit. Zona është sizmikisht aktive dhe është vendi ku pllakat e Indisë dhe Euroazisë përplasen dhe shkaktojnë ngritje në malet Himalaje mjaftueshëm për të ndryshuar lartësitë e disa prej majave më të larta në botë.

Rreth 50 dridhje pasuese u regjistruan në tre orët pas tërmetit dhe zona piktoreske e malit Everest në pjesën kineze u mbyll pas tërmetit.

Udhëheqësi kinez Xi Jinping bëri thirrje për përpjekje të gjithanshme për të shpëtuar njerëzit dhe për të strehuar ata që mbetën pa shtëpi.

CCTV tha se një pjesë e vogël e komuniteteve jetojnë brenda 5 kilometrave nga epiqendra, që është 380 kilometra larg nga Lhasa, kryeqyteti i Tibetit dhe rreth 23 kilometra nga qyteti i dytë më i madh i rajonit, Shigatse, i njohur si Xigaz në kinezisht.

Lartësia mesatare në zonën rreth epiqendrës është rreth 4,200 metra, tha Qendra e Tërmeteve në Kinë në një postim në mediat sociale.

Në Nepal, autoritetet u kërkuan zyrtarëve në zonën malore pranë epiqendrës që të kërkojnë për viktima apo dëme.

Rajoni është i njohur për aktivitetin sizmik, por tërmeti i sotëm është më i fuqishmi i regjistruar në pesë vitet e fundit brenda një rrezeje prej 200 kilometrash. Ngjarja ka rikthyer kujtimet e tërmetit shkatërrues të vitit 2015 në Nepal, ku humbën jetën rreth 9,000 njerëz./ VOA

G.K/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Qarkullonte me kallashnikov me vete, arrestohet 56-vjeçari në fshatin Vrakë (EMRI+VIDEO)

Shkodër/ Qarkullonte me kallashnikov me vete, arrestohet 56-vjeçari në fshatin Vrakë (EMRI+VIDEO)