Alarmi nga COVID, Dom Gjergj Meta: Hiqni dorë nga normaliteti, jeta jonë është në dorën e të tjerëve

Alarmi nga COVID, Dom Gjergj Meta: Hiqni dorë nga normaliteti, jeta jonë është në dorën e të tjerëve

TIRANE-Dom Gjergj Meta përmes një postimi në Facebook u bën thirrje qytetarëve që të heqin dorë nga normaliteti dhe të shtojnë kujdesin pas rritjes alarmante të shifrave të infektimeve nga COVID-i. Kjo pandemi, thotë ai, po na tregon se jeta jonë është në dorën e të tjerëve dhe jeta e të tjerëve në dorën tonë.

"Te heqim dore nga normaliteti...

Të dashur miq,

Në Shqipëri e në Ballkan numrat e të prekurve me Covid-19 po rriten.

Ndjej për detyrë qytetare që t'ju ftoj të kujdesemi për veten dhe për të tjerët. Është koha e përkujdesjes e cila duhet të na zhvillojë përmasën e solidaritetit me njëri-tjetrin dhe ndaj të mirës së përbashkët.

Nuk vlen ajo shprehja mors tua vita mea (vdekja jote është jeta ime), pasi vdekja apo sëmundja e një njeriu është edhe vdekja apo sëmundja e të gjithëve. Jeta është një e mirë që na është dhënë. Kjo pandemi po na tregon se jeta jonë është në dorën e të tjerëve dhe jeta e të tjerëve në dorën tonë.

Mjekët po na thonë të kemi kujdes. T'u besojmë atyre e t'ua dëgjojmë e zbatojmë këshillën. Mos ta kthejmë Shqipërinë në një spital të madh infektiv, a larg o Zot në një morg.

Prandaj: distancim fizik;

përdorim i maskave në ambjente të mbyllura;

përgjegjësi ndaj simptomave.

Është një rast i volitshëm për t'u rritur në përgjegjshmëri e të tregojmë se sa e duam jetën dhe se sa e vlerësojmë njëri-tjetrin.

Jemi një vend i vogël dhe i varfër, me shumë probleme edhe pa pandeminë e tërmetin. Nuk mund të lejojmë që kjo pandemi të na varfërojë e izoloi më shumë. Na kanë mbyllur kufijtë, jemi të detyruar të rrimë në karantinë nëse kalojmë kufirin në ndonjë shtet. Rritja e rasteve po na penalizon.

Prandaj është detyrë e të gjithëve, të mëdhenj e të vegjël, që të heqim dorë nga normaliteti i jetës së deritanishme e të strukturojmë një normalitet të ri që ndoshta do të na kushtëzojë për shumë kohë.

Sa më parë të mësohemi aq më mirë është për ne të gjithë.

Ditë të mirë" shkruan ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja