TIRANE- Shqipëria renditet në një nga vendet me konsumin më të lartë të duhanit, ose e thënë ndryshe rreth 39 për qind e shqiptarëve konsumojnë duhan. E ndarë sipas gjinisë rezulton se 60 për qind e meshkujve dhe 18 për qind e femrave konsumojnë janë femra. Por një rritje të duhanpirjes ka edhe në moshat e reja, gati 11.5 për qind e 13-15 vjeçarëve pinë duhan.
Duke parë këto shifra në rritje jo vetëm në vendin tonë, por edhe në të gjithë botën, Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka kërkuar të gjitha shteteve që të rriten taksat mbi cigaren në mënyrë që të ulet mundësia e blerjes dhe konsumimit të duhanit. “Taksimi i produkteve të duhanit është edhe masa më efektive që njihet për të kontrolluar duhanin dhe ajo ka edhe avantazhe të tjera të shtuara, përveçse arritjes së synimit që është ulja e konsumit të duhanit, apo rritja e të ardhurave qeveritare.
Taksat më të larta ndikojnë tek disa duhanpirës ta lënë atë dhe ndikon që të tjerët të mos e fillojnë. Gjithashtu ka një ndikim në pengimin e ish duhanpirësve ta rifillojnë dhe redukton numrin e cigareve te konsumuara”, thuhet në mesazhin e dhënë nga OBSH në Ditën Botërore Kundër Duhanit. Sipas studimeve të këtij institucioni tregohet se nëse niveli i çmimit të cigareve rritet me 10%, kjo do të thotë se në vendet me të ardhura të larta kërkesa do të ulet me 4% dhe me rreth 8% në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesatare.
Kjo sepse njerëzit me të ardhura me të ulëta janë më të ndjeshëm nga një rritje në çmim duke penguar të rinjtë për të filluar të pinë duhan. Kurse, mjedisi 100% pa duhan ndihmon në parandalimin e duhanpirjes, sidomos tek të rinjtë dhe po kështu mjediset pa duhan në vendet e punës është një shtysë për punonjësit për ta lënë konsumimin e duhanit. Nga ana tjetër ekspertët e shëndetit publik theksojnë se pirja e duhanit renditet si një nga faktorët e madh riskant për sëmundjet malinje, kardiovaskulare, ato të aparatit të frymëmarrjes dhe probleme të tjera shëndetësor.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 1 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com