Alba dukej plotësisht e rikuperuar nga ndërhyrja estetike që bëri në hunde pak kohë më parë, ndërsa shkëlqente e veshur me një fustan mbrëmjeje të kuq që nxirrte në pah linjat e saj elegante.
Kjo ditëlindje me siguri do të mbahet mend gjatë nga Alba, edhe pse pa një partner në krahë, jeta e ish-banores së Big Brother ka marrë një kthesë të fuqishme në një kohë relativisht të shkurtër.
Bukuroshja i dhuroi vetes një tatuazh të veçantë, si për të mbajtur në mendje synimet që i ka vënë vetes. “Më kishte marrë malli për tattoo”,- ka shkruar ajo në Facebook, duke përkthyer edhe frazën e pikturuar në latinisht. “Aut Caesar aut nihil…”(Proverb latin që në shqip do të thotë “Ose Çezar, ose asgjë”).
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)