Alba Malltezi: Jam Sali Berisha or ti… nuk zbres nga kali… dmth nga Bulevardi
Don Kishoti dhe Sanço Panço, ose frymëzimi për paradë në Bulevard
Sali Berisha dëshiron ta bëjë protestën e tij aty ku do ai. Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Nuk ka shtet, polici, që ja mbush mendjen, sepse ai është Sali Berisha dhe në Shqipëri, çuditërisht, ai mund të bëjë çdo gjë, përtej njerëzve, ligjit, vendit dhe kohës.
Eshtë absurde, se ka institucione, individë që kërkojnë edhe ta kënaqin, edhe t’i shkojnë pas fijes: “Po si thua? A të pëlqen Sheshi Skëndërbej? Eshtë i bukur. Është i gjerë. Është i rehatshëm”. Por ai jo, nuk “ha logjikë”, edhe pse është dita e Samitit që mbledh për herë të parë në historinë tonë të trazuar (edhe për shkak të tij) liderët më të rëndësishëm të Europës. Pra, atë ditë në Shqipëri ka miq, mysafirë dhe siç është mikpritja e shqiptarit: bën më të mirën e tij. Të gjithë, por jo Sali Berisha dhe të tijët.
Në shqip kemi një shprehje për ata “që nuk duan të zbresin nga kali”: “Lëre se kush merret me të…” ose “Hapi rrugë…”. Në të vërtetë shumë shqiptarë, shumica, kanë kohë që nuk merren me të. Përveç ligjit dhe shtetit. Të dy e kanë për detyrë të merren me të: me kapriçot e tij dhjetëra vjeçare, me shkeljet e ligjit, me përvetësimet, me gjuhën e dhunës, me gjuhën e shpifjes, me manipulimet, me kërcënimet. Nëse ligji dhe Shteti do të merrej me të, nuk ja vlente të merreshim më as ne, që i dimë dhe i kemi ndjerë pasojat e hakmarrjes së tij dhe të njerëzve pranë tij.
Dhe tolero e tolero, hap rrugë e hap rrugë, lerë të godasë, lëre të shajë, lëre të marrë me forcë, lëre të djegë, tani kërkon të sfidojë këdo dhe kurdo: Nuk dimë nëse është për të qeshur apo për të qarë një situatë e tillë. Por në vend që të shijojmë një event të rrallë, në vend që kushdo të përqendrohet që mikpritja shqiptare të jetë në lartësinë dhe shkëlqimin më të mirë, sërish duhet të merren media e të tërë nëse Saliu do të marshojë apo jo në Bulevard, aty dhe ashtu siç dëshiron ai. Sigurisht, i pajisur, sipas zakonit edhe me shtizë.
a.m./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
67.1%
-
Të gabuar
22.5%
-
Nuk kam mendim
10.4%
Vota total: 1652
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kandidatja për kryetare në Degën nr. 2 të PD akuzon për manipulim zgjedhjesh! Ina Marku: Kush i solli votuesit nga Kukësi në Tiranë...?!
16 Janar, 17:30
-
Lapardhaja për Report Tv: PD është kthyer në një kosh për të korruptuarit, Berisha e ka marrë peng për hallin personal
16 Janar, 14:46
-
Afera Partizani/ Ja pse Apeli i GJKKO caktoi detyrim paraqitjeje për Berishën: Është kryetari i opozitës, jemi në prag fushate por s’mund të shuhej masa e sigurisë! (DOKUMENTI)
16 Janar, 14:45
-
Berisha: Rama ia dha Sazanin dhëndrit të Trump për influencë politike! Shpërblim atyre që tregojnë pronat e zyrtarëve! Ulja në gjunjë ndaj Melonit? Teatralitet!
16 Janar, 12:52
-
Agron Tufa letër Berishës: Zgjedhjet për kryetar në degën nr.2 në Tiranë u manipuluan! Ogur i zi për zgjedhjet e 11 majit
16 Janar, 10:48
-
Mero Baze: 35 me 14
16 Janar, 07:12
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Partizani/ Ja pse Kushtetuesja rrëzon pretendimet e Malltezit për proces të parregullt ligjor: Arresti në shtëpi, pas dyshimeve të arsyeshme për përfshirjen e tij në aferë (DOKUMENT)
15 Janar, 18:50
-
'Afera Partizani'/ Marsida Xhaferllari pjesë e trupit gjykues që vendos për Berishën! Gjykata Kushtetuese ia refuzon sërish kërkesën për t’u tërhequr
15 Janar, 14:08
-
Mero Baze: Baltosja e zgjedhjeve me votën e diasporës është i vetmi ngushëllim për Berishën
14 Janar, 22:01
Kush eshte mbi kale e kujt i atribuohet... alba-nistan
Përgjigju