Njerëzit, gazetarët, historianët mund të rendisin të pafundme dëmet që një politikan si Sali Berisha i ka bërë dhe vazhdon t’i bëjë Shqipërisë. I njohim të gjithë, që nga Piramidat, te Drejtësia, te 1997-a, te Gërdeci, 21 janari, thërmimin e Shtetit dhe shkeljen me këmbë të çdo koncepti qytetërimi që me mundim një vend i vogël si i yni, si në legjendën e dhimbshme të Rozafës, përpiqet të bëjë bashkë.
Por atë që shumë prej nesh nuk shohim, atë që shumë prej ndjekësve të Berishës, simpatizantëve dhe adhuruesve të tij nuk duan ta pranojnë, është napalmi djegës që ky individ (dhe mediat që përherë qorrazi i kanë shërbyer) ka hedhur mes tyre duke i lënë sot përherë e më vetëm, përherë e më me pak figura dhe vlera.
Nuk e patë sot me xhiron nën diellin e bukur të Tiranës? Nuk ka askënd në krah. Kush ishin ata rreth tij? Pak, tepër pak. Ndonjë profesor besnik, të birin, ndonjë dhëndër që nuk di se kujt t’ja prishë e kujt t’ja ndreqë e nuk ka vendosur ende nëse është i majtë a i djathtë. Ku janë figurat, djemtë e vajzat që besojnë në të djathtën shqiptare. Ata të familjeve të vuajtura të të persekutuarve, të intelektualëve. Cilido që i del ndryshe apo kundër brenda Partisë Demokratike, sulmohet ashpër, denigrohet, tallet sikur të ishte njeriu më pa vlerë mbi këtë tokë. Dhe ata nuk mund të rezistojnë sepse është e vështirë t’i rezistosh një njeriu si Sali Berisha dhe sidomos shërbëtorëve pasionantë të portaleve të familjes së tij. Prandaj është bërë nami në PD, tokë e shkretuar, prandaj, në vite të viteve njerëzit ja mbathin që aty, ikin larg, ikin deri në Amerikë për të mos u kthyer më.
Si nuk e kuptoni se pas Shqipërisë, Berisha ia ka hedhur Napalmin PD-së, si nuk e shikoni që aty brenda kanë mbetur pak nga ata që mund të sjellin dhe mund të bëjnë ndryshim. Në partinë më të madhe të opozitës nuk ka mbetur më njeri.
Mbase e ngaterrron me simotren e PD,pra PS qe u napalmizua dhe ende vazhdon nga Ramoligarkia.
Përgjigju