Alban Bushi shpall listën e Kombëtares U-21 për Spanjën e Italinë

Alban Bushi shpall listën e Kombëtares U-21 për Spanjën e Italinë

Trajneri i ekipit kombëtar U-21, Alban Bushi

Trajneri i ekipit kombëtar U-21, Alban Bushi shpalli sot përpara mediave edhe listat përkatese për ndeshjen zyrtare eleminatore kundër Spanjës në Cordoba, dhe miqësores me Italinë, në Cagliari. 

Paraprakisht trajneri Bushi falenderoi disa lojtarë që deri sot kanë qenë pjesë e kësaj skuadre, por sipas trajnerit nuk do të përfshihen më në projektin e skuadrës së tij për vazhdimësinë. 

Bushi theksoi përpara mediave që skuadra e tij ndaj Spanjës do të japë 200% të mundësive që ka, karshi një kundërshtari shumë potent:

Mund të them që gjatë këtyre takimeve në grup kemi bërë ndeshje shumë të mira, por mungesa e përvojës nuk na ka çuar te marrja e rezultatit.  Por, matematikisht jemi ende në garë për vendin e dytë në grup. Këtë radhë skuadra është e kompletuar. Jemi fizikisht shumë mirë. Do të bëjmë më të mirën tonë, duke njohur natyrisht edhe limitet tona, por edhe peshën e kundërshtarit në fushë.  Edhe pse nuk futemi kurrsesi me frikë në këtë ndeshje. Paralelisht ne jemi duke ndërtuar një skuadër për sezonin tjetër, një ekip shumë premtues dhe me pritshmëri të larta në rezultate. Lojtarët i kam ndjekur në ecurinë e tyre që kanë në kampionatet e huaja që luajnë, por edhe në kampionatin shqiptar dhe them me bindje se gëzojnë kondicionin e tyre më të mirë që mund të kenë patur ndonjëherë.

Trajneri i ekipit kombëtar U-21, Alban Bushi

Ndeshja zyrtare eleminatore Spanjë-Shqipëri do të luhet në datë 6 shtator, ora 20.00 në Cordoba, ndërsa takimi miqësor me Italinë, pas pesë ditësh në Cagliari, në datë 11 shtator, në orën 18.30.

Lista e lojrarëve të ekipit Kombëtar U-21 për ndeshjet miqësore me Italinë dhe Spanjën

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Berisha me zë Gazi!

Berisha me zë Gazi!