Alban Daci: Italia dhe Shqipëria nuk janë vetëm një marrëveshje për emigrantët

Alban Daci: Italia dhe Shqipëria nuk janë vetëm një marrëveshje për emigrantët

Italia dhe Shqipëria janë dy vende që ndahen vetëm nga një det! Në fakt ky det nuk i ka ndarë, por i ka mbajtur të bashkuara për shekuj me radhë! Shqipëria dhe Italia lagen nga i njëjti i uji, i cili paradite lag brigjet e Shqipërisë, në drekë shkëmbehet me atë që lag ata të Italisë duke krijuar një simbiozë të mrekullueshme e të pandarë! 

Historia e marrëdhënieve mes Italisë dhe Shqipërisë është një histori e gjatë e mbushur me ngjarje, me shkëmbime, me marrëveshje me ngritje e rënie, por kanë qenë të vazhdueshme dhe pa shkëputje! Është folur shumë për marrëdhëniet me Italinë në rastin e marrëveshjes së emigrantëve duke aluduar vetë kryeministrit Rama se ne i'a kemi borxh asaj për çfarë ajo ka bërë ndaj Shqiptarëve duke lënë të kuptohet me mikëpritjen e emigrantëve pas viteve '90 e deri në ditët e sotme! Ky është jo vetëm një impostim i gabuar i marrëdhënieve mes Italisë dhe Shqipërisë, por ka brenda edhe një koncept të gabuar duke minimizuar rolin e Shqipërisë! Italia e Shqipëria kanë nevojë për marrëveshje serioze të bashkëpunimit ekonomik, ushtarak, të inovacionit, arsimit, të flotave detare, financiare, teknologjisë së lartë, turizmit e mjaft sektor të tjerë vital!

Kam besimin e bindjen se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë janë shumë më të thella dhe të rëndësishme e shumë më shumë dimensionale sesa mbi konceptin e borxhit, detyrimit, mirënjohjes apo përuljes! Në Itali qeveris Qendra e Djathtë, por Politika e Jashtme është një traditë e hershme dhe më interesa të rëndësishme e parësore kombëtare në historinë e për këtë arsye të djathtët bashkëpunojnë me të gjitha vendet që kanë interesa, arsye historike dhe prioritete, pavarësisht se kush qeveris duke përfshirë kryeministrin Rama! Mjet gjë është e sigurt se Meloni nuk është e majtë se socialiste! E djathta ose me më mirë Qendra e djathtë italiane e përfaqësuar nga Meloni do të bashkëpunonte me Ramën apo me këdo tjetër që do të ishte Kryeministri i Shqipërisë! Deri këtu jemi ok! Por gjërat në të kaluarën nuk kanë qenë aq shumë Ok! PD në të kaluarën nuk ka arritur të ketë marrëdhënie të ngushta me partitë e Qendrës të Djathtë italiane! Këto marrëdhënie shpesh kanë qenë spontane, individuale dhe arrinin kulmin kur të dyja palët si në Itali dhe në Shqipëri ishin në pushtet, por pa prodhuar marrëveshje konkrete e të mira ekonomike për interesin reciprok të të dyja vendeve! 

E Djathta shqiptare dhe në  veçanti PD, në të kaluarën nuk kanë  pasur një linjë filozofike tipike të djathtë për t'a pasur atë si busull  të ndërtimit të marrëdhënieve me partitë e tjera si motra në vende të ndryshme të Europës e sidomos me Italinë! Mendoj, se tani ka ardhur momenti të bëhen gjërat ndryshe e të veprohet ndryshe! E Djathta Italiane është një pasuri e madhe filozofike e nivelit europian e botëror sidomos nëse flasim me persona të dimensionit De Gasperi, Sturzo, Moro, Andreotti, Berlusconi e mjaft të tjerë! E djathta italiane ndau këtë fundit nga e kaluara fashiste, mbajti larg këtë të fundit nga influenca Sovjetike, kontribuoi në hartimin e Kushtetutës dhe bërjen e Republikës Italiane si një ndër modelet më të mira juridike dhe shtetit të së drejtës, kontribuoi në krijimin dhe bashkimin e Europës përtej ndarjeve dhe psikozave të kaluara nacionaliste dhe totalitare! 

PD duhet të rikuperoi marrëdhëniet me Qendrën e Djathtë italiane në shërbim të interesave dhe marrëdhënieve të dy vendeve duke  u afruar më shumë në konkretizimin e bashkëpunimit real ekonomik, politik e institucional në një dimension tjetër e më të lartë sesa janë karakterizuara në këto 32 vite! PD përveç se e ka të natyrshëm bashkpunimin me të djathtën Italiane, ka nevojë për ekspertizën e saj, mbështetjen e saj,  jo vetëm në planin bilaterale, por edhe brenda familjeve politike europiane të djathta! E kaluara nuk është një pengesë për të ardhmen, por shpesh vetëm një eksperiencë dhe një leksion për të mos gabuar ose përsëritur gabimet!

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur