Alban Daci: Italia të hapë kufijtë me Shqipërinë pa kushte

Alban Daci: Italia të hapë kufijtë me Shqipërinë pa kushte

Foto ilustruese

Kam ngritur para ca kohësh çështjen e hapjes së kufijve që Italia duhet të bëj me Shqipërinë. Shqipëria ka vaksinim të pranueshëm në raport me popullsinë e po ashtu të dhënat e COVID-19 në Itali dhe në Shqipëri janë tashmë në nivele që mundëson hapjen e kufijve dhe për turizëm.

Nuk ka kuptim që Spanja, Zvicra dhe Austria t'i hapin kufijtë me Shqipërinë pa kushte dhe Italia jo!  Shqipëria dhe Italia kanë shkëmbime të detyruara njerëzore, por edhe turizmi duke qenë se kanë edhe detin e përbashkët. Në Itali jetojnë mijëra shqiptarë që për shkak të pandemisë nuk shikohen e takohen me pjesën tjetër që kanë në Shqipëri. Po ashtu ka edhe plotë italianë që punojnë e jetojnë në Shqipëri.

Nuk është e drejtë e nuk ka reciprocitet që Shqipëria të heq çdo kufizim me qytetarët që hyjnë nga Italia e ndërsa Italia të mbaj pothuajse të pandryshuar situatën si në kohën e kulmit të pandemisë. Qeveria Shqiptare duhet të negocioj me palën italiane që për hir të marrëdhënie të mira e në shenjë për intensifikim të marrëdhënieve ekonomike të hapen kufijtë pa barriera e të rikthehemi në kushtet e lëvizjes së lirë Shengen! Nëse nuk bëhet e mundur kjo, të paktën duhet të ketë lehtësira në rastet kur familjarët vijnë tek të afërmit e tyre e këtë e garanton edhe Dekreti italian.

Nuk duhet të ketë burokracira nëpër porte apo aeroporte kur bëhet fjalë për familjarë e të jemi më human, sepse  njerëzit kanë kaluar një vit që duhet harruar dhe që kanë jetuar me frikën e humbjes së njerëzve të dashur me të cilët kanë më shumë se një vit që nuk takohen!

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë