Libri "Edhe unë emigrant, si ju", me autor Alban Daci, ka edhe mjaft studime interesante. Ajo që është risi absolute në lidhje me publikimet që janë bërë deri tani në shqip dhe jo vetëm mbi emigracionin shqiptar në Itali është fakti se në këtë libër për herë të parë janë trajtuar ngjarjet e gushtit 1991 (7 gusht-14 gusht), sipas të përditshmes 'Corriere della Sera".
Në brendësi të librit: " ...Ngjarjet e gushtit të vitit 1991 në portin e Barit dhe gjithë Italinë janë epokale për nga përmasat, për nga fenomeni, ndaj për t'i kuptuar më mirë, jam bazuar në artikujt e së përditshmesh italiane 'Corriere della Sera' të datës 7 gusht deri më 14 gusht.
Kanë kaluar shumë vjet që kur shqiptarët thyen izolimin e një regjimi mizor për të marrë rrugët drejt brigjeve italiane, si një mundësi për t'u larguar për një jetë më të mirë, por edhe si simbolikë për të fituar një ndër liritë themelore që u ishte mohuar për thuajse 40 vjet, për të lëvizur të lirë drejt mundësive të reja.
Duke qenë se kanë kaluar shumë vjet, ata që i kanë përjetuar drejtpërdrejtë ato ngjarje ose nuk i kujtojnë më, ose janë bërë qytetarë italianë e janë në pension apo në prag pensioni; disa të tjerë nuk jetojnë në Itali, ndoshta janë kthyer në Shqipëri ose kanë emigruar në ndonjë shtet tjetër perëndimor.
Sigurisht, tashmë në një gjendje të mirë sociale, ata ose i kanë harruar ato kujtime si pjesë e një botë që nuk ekziston, ose përpiqen t'i harrojnë duke menduar më nostalgji e duke përjetuar me krenari arritjet e tyre pas një procesi të gjatë dhe të vështirë të integrimit në vendet ku u stabilizuar për të ndërtuar të ardhmen e tyre dhe të pasardhësve të tyre. Ndërsa disa të tjerë, të lindur më vonë në Itali, i përkasin brezit që nuk i kanë përjetuar ato ngjarjen, ndoshta thjeshtë i kanë dëgjuar si histori...".
Fragment i trajtuar në faqet 206, 207, "Edhe unë emigrant, si Ju", 2025.
Komente











..ishte Shtet jo Regjim ,Diktaturë e proletariatit jo mizor..etj?!
Përgjigju