Alban Meha është futbollisti më në formë për momentin, pasi pas rikthimit nga dëmtimi në 3 ndeshjet e fundit ka shënuar tre super gola për ekipin e tij gjerman.

Perla e tretë e mesfushorit erdhi në ndeshjen përballë ekipit 1860 Munchen, ku Paderborni barazoi me rezultatin 2-2.

Meha është nga të vetmit futbollistë shqiptarë që vazhdon të mahnisë me golat dhe me lojën e tij.

Kosovari është shpresa e De Biasit për eliminatoret e kampionatit Evropian të Francës, pasi shihet si ‘mushkëria’ e mesit të fushës.


d.b/shqiptarja.com