"Ditën e lindjes së vajzës time e festojnë të gjithë shqiptarët! Nuk mund të isha një njeri më i lumtur në jetë. Nuk ka bekim më të madh se një fëmijë. Ameli ju uron të gjithëve Gëzuar Festën e Flamurit", ky ka qenë shkrimi nëpërmjet të cilit këngëtari Alban Skënderaj ka njoftuar lindjen e vajzës së tij dhe Miriamit, Amelisë.

Data e lindjes së vogëlushes me siguri do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët, duke qenë se përkon me Festën e Flamurit.

Albani duket vërtet i lumtur për të përcjellë një lajm kaq të bukur sa ky, pra besojmë se Miriami dhe fëmija janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.
alban skenderaj
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)