Alban Skënderaj shpallet ambasador i gjuhës italiane në Shqipëri

Alban Skënderaj shpallet ambasador i gjuhës italiane në Shqipëri

Alban Skënderaj dhe ambasadori Alberto Cutillo

Një nga këngëtarët më të dashur për publikun, Alban Skënderaj është emëruar ambasador i gjuhës italiane në Shqipëri.

Këtë lajm e ka dhënë vetë Albani në një postim në profilin e tij në Instagram, ku ka falenderuar ambasadorin Alberto Cutilo dhe Ambasadën Italiane për dhënien e këtij çmimi. 

“Faleminderit ambasadorit Albero Cutilo dhe Ambasadës Italiane në Shqipëri e cila më nderoi si të parin Ambasador të gjuhës italiane. Një shembull miqësie, integrimi dhe respekti reciprok I dy popujve tanë”, ka shkruar Albani.

Këngëtari është larguar në shtetin italian kur ishte adoleshent dhe ka qëndruar atje për disa vite dhe më pas është rikthyer në vendlindje.

Në intervista të mëparshme ai ka rrëfyer vështirësitë e kalimit në Itali dhe jetës atje duke u bazuar në moshën e tij të mitur.

Por ai ia ka dalë dhe sot është një nga këngëtarët më të famshëm e më të kërkuar nga shqiptarët në çdo vend që ndodhen.

Tashmë jeta e Albanit dhe familjes së tij është mes Gjermanisë dhe Shqipërisë.

Kujtojmë që një muaj më parë ai mbajti koncertin “Nën yjet e Tiranës” në Amfiteatrin e liqenit artificial dhe bashkë me bashkëshorten e tij Miriam Cani janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë